LAJMI I FUNDIT:

Barcelona prezanton fanellën e dytë, rikthen të bardhën pas gati 50 vitesh

Barcelona prezanton fanellën e dytë, rikthen të bardhën pas gati 50 vitesh

Ajo që ishte përfolur shumë, është konfirmuar. Barcelona do të luajë këtë sezon me fanellë të bardhë për herë të parë që nga vitet e 70-ta.

Blaugranët ishin afër ta bënin këtë sezonin e kaluar, duke veshur një fanellë gri me një kryq blu dhe të kuq në mes, por tani kanë nxjerrë një fanellë të bardhë.


Është hera e parë që ata do të veshin një bluzë të bardhë që kur luajtën me Ipswich Town në 1979, kur u përballën me njëri-tjetrin në njërën nga dy ndeshjet në Kupën e Fituesve të Kupave, të cilën Ipswich e fitoi me rezultat 2-1.

Parashikohet se Barcelona do të debutojë me këtë fanellë në miqësoren e tyre të parë parasezonale të sezonit, kundër Arsenalit në Los Angeles sot (e mërkurë) mbrëma me orën lokale.

Fanella ka shumë pak detaje të tjera me vetëm sponsorët që shfaqen në blu, dhe një zbukurim të kuq në fund të mëngëve.

Barcelona kishte kaluar nëpër një seri fanellash fluoreshente gjatë fazave të hershme të viteve 2010, por duket se po largohet nga ato dizajne tani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

“Flick mund ta rikthejë magjinë e Barcelonës së Guardiolës”, ish-legjenda gjermane me fjalë të mëdha

La Liga
Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Oleksandr Usyk bën ankesë zyrtare, nuk dorëzohet për titullin e IBF

Boks
Top ylli anglez që u la jashtë listës nga Southgate thotë se meritonte ftesën për Euro 2024

Top ylli anglez që u la jashtë listës nga Southgate thotë se meritonte ftesën për Euro 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori