Shtëpia e Bardhë njoftoi sot planet për të emëruar Derek Cholletin si nënsekretarin e ardhshëm të mbrojtjes së Pentagonit për Politikë, duke zëvendësuar Colin Kahl, i cili u largua nga puna në fillim të këtij muaji.
Chollet do të luajë një rol integral në përcaktimin e pozicioneve të Pentagonit në një kohë kur departamenti e shikon Kinën si një konkurrent kryesor, luftën në Evropën Lindore dhe debatet mbi çështjet sociale.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka deklaruar se me largimin e Cholletit, do të humb ekipi i Sekretarit, por do të fitojë Departamenti i Mbrojtjes.
It has been the greatest honor to serve the American people with @secblinken and the dedicated @statedept team. I am humbled by the opportunity to return to @DeptofDefense and work with @secdef on our nation’s security. I look forward to working with the Senate on my… https://t.co/6IUWXOFSxC
— Derek Chollet (@CounselorDOS) July 25, 2023
Chollet ka reaguar duke e falënderuar Blinkenin për mbështetjen që i ka dhënë Sekretari dhe ekipi i Departamentit të Shtetit.
Para se të punonte në Departamentin e Shtetit të SHBA-së si këshilltar, ku ka qenë dy vitet e fundit, ai shërbeu si ndihmës sekretar i mbrojtjes për çështjet e sigurisë ndërkombëtare. Ai gjithashtu punoi brenda Shtëpisë së Bardhë si këshilltar special i presidentit dhe drejtor i lartë për planifikimin strategjik në stafin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC).
Kujtojmë se Chollet ka vizituar Kosovën në muajin janar ku ka bërë thirrje për normalizim të raporteve Kosovë -Serbi.
Ai shpesh ka pasur telefonata me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti rreth dialogut me Serbinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Sulmuesi filloi të godiste me thikë pasagjerët në metronë e Tajvanit – ata bashkuan forcat për ta ndalur
Ukrainasit pretendojnë se rusët kanë humbur 1,380 ushtarë dhe 15 tanke në 24 orët e fundit
Disa vende të NATO-s “po lobojnë për më shumë guxim” kur është në pyetje dërgimi i trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251