“Ai është një futbollist brilant”: Ten Hag zbulon planet e tij për Martial
Duke dhënë një përditësim mbi gjendjen fizike të Anthony Martial dhe planet e tij për sulmuesin, Erik ten Hag ka thënë se francezi është një futbollist brilant.
Manchester United thuhet se ende nuk ka pranuar asnjë ofertë për sulmuesin, ndërsa trajneri holandez i ka dhënë shpresë atij se mund të qëndrojë edhe për një sezon.
“Sot, ai ishte në stërvitjen e ekipit, kjo është vërtet shpresëdhënëse. Sigurisht, kur keni një lojtar në skuadrën tuaj, prisni që ai të jetë i disponueshëm dhe lojtarët duhet të marrin përgjegjësi. Nëse jo, më duhet të përballem me situatën dhe ne kemi treguar se mund të jemi të suksesshëm pa atë sulmues”, ka thënë Ten Hag.
“Por, është më e lehtë kur e ke atë sulmues në ekip, mendoj se çdo klub që fiton trofe të mëdhenj ka aftësi shënimi në ekipin e tij”.
“Ne kemi nevojë për një skuadër të mirë dhe Anthony Martial është një futbollist i shkëlqyer, kështu që ai do të na ndihmojë, ai shënon gola dhe në fusha të tjera si presing dhe kombinime, ai është një lojtar i madh, ne shpresojmë që ai të jetë në formë dhe të qëndrojë në formë”, ka shtuar më tej strategun holandez.
Duket se Ten Hag synon të përdorë Martial kur të fitojë formë dhe ta ketë në planet e tij për sezonin e ardhshëm. Kjo mund të jetë për shkak të mungesës së interesimit nga klubet e tjera për të nënshkruar me të, me disa thashetheme që e lidhin atë vetëm me Arabinë Saudite.
Martial nuk mundi t’i përfundonte të gjitha 90 minutat në një ndeshje të vetme sezonin e kaluar dhe ka luftuar me gatishmërinë e tij gjatë gjithë vitit të kaluar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lamine Yamal zbulon planin e tij rezervë nëse do largohej nga futbolli
Kush është sensacioni më i ri i Sportingut, Conrad Harder: Chelsea e gatshme të paguajë 80 milionë euro
E pyeti Laportën për regjistrimin e Olmos, tifozi merr një përgjigje të prerë nga presidenti i Barcelonës
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Historia rrëqethëse me djaloshin e verbër që ‘fshihet’ pas nënshkrimit me Ballkanin
Lamine Yamal zbulon planin e tij rezervë nëse do largohej nga futbolli
Guardiola konfirmon se ylli i Man Cityt ka kërkuar largimin nga klubi
Liverpooli ia cakton çmimin Harvey Elliott dhe tifozët nuk po iu besojnë syve
Kush është sensacioni më i ri i Sportingut, Conrad Harder: Chelsea e gatshme të paguajë 80 milionë euro
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksident tragjik me autobus, të paktën dy të vdekur në Gjermani
Mbrëmë u eliminua nga Big Brother VIP Kosova, të nesërmen Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj në Bërnicë
Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti amerikan i Drejtësisë
Ylli i Barcelonës mund të kalojë tek Man United në shkëmbim me Rashford
Publikohet rrëfimi i Gjestit: E kaluara e errët, nga largimi prej familjes deri te depresioni
Mbi gjysmë milioni euro për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës, historiani Kelmendi: Thuajse asgjë s’ka mbetur nga origjinali