LAJMI I FUNDIT:

Legjenda ruse Andrey Arshavin me fjalë të mëdha për Mirlind Dakun pas debutimit të shkëlqyer të sulmuesit gjilanas me Rubinin

Legjenda ruse Andrey Arshavin me fjalë të mëdha për Mirlind Dakun pas debutimit të shkëlqyer të sulmuesit gjilanas me Rubinin

Mirlind Daku ka bërë një debutim të jashtëzakonshëm në kampionatin rus me fanellën e Rubin Kazan.

Sulmuesi gjilanas shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër në barazimin që Rubin Kazan e mori në udhëtim te Lokomotiva e Moskës 2-2.


E paraqitja fantastike e Dakut i ka lënë përshtypje edhe legjendës ruse Andrej Arshavin i cili nuk i ka kursyer lëvdatat për sulmuesin gjilanas.

Ish-futbollisti i Arsenalit, Andrey Arshavin, në një dialog me agjentin Timur Gurtskaya në një emision rus, ka shprehur mendimin e tij për Mirlind Dakun.

Rrëfimi i Mirlind Dakut pas shkëlqimit në ndeshjen e parë me Rubinin: Nuk do ta harroj kurrë debutimin, pritja ka qenë fantastike
Lexo po ashtu Rrëfimi i Mirlind Dakut pas shkëlqimit në ndeshjen e parë me Rubinin: Nuk do ta harroj kurrë debutimin, pritja ka qenë fantastike

Gurtskaya e pyet ish-kapitenin e Përfaqësueses ruse se çfarë mund të thotë për Dakun dhe Arshavin filloi me lëvdatat e tij.

“Unë mendoj se Daku do të lëvizë në dimër ose më së largu në verën e ardhshme”, tha Arshavin, derisa Gurtskaya e pyeti: Ku? Në Zeni?.

“Jo, në top pesë ligat evropiane. Daku bëri gjithçka mirë qysh në ndeshjen e parë dhe jam i sigurt se do të bëj gjëra të mëdha”, tha ndër të tjera Arshavin.

Mirlind Daku gol dhe asistim në debutimin fantastik: Shpallet lojtar i ndeshjes
Lexo po ashtu Mirlind Daku gol dhe asistim në debutimin fantastik: Shpallet lojtar i ndeshjes

Rubin Kazan shpenzoi 1.5 milion euro për të transferuar Dakun nga Osijek që kishte kartonin e sulmuesit.

Daku ka luajtur ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës, teksa së fundmi ka marrë pasaportën shqiptare dhe në shtator mund të zgjedhë nëse do të luaj për Dardanët apo për kuqezinjtë. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën

Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona

Sport
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick

La Liga
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas

Premier League
Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Si mund të luajë Bayernin nën urdhrat e Kompanys dhe me katër transferime

Bundesliga
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona

La Liga
Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Tifozët pretendojnë se ‘futbolli ka vdekur’ pasi dolën detaje të reja të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori