“Serbia u armatos si shtet dhe u radikalizua, u rusizua dhe u militarizua si shoqëri. Serbia nuk i ka ndërprerë lidhjet dhe bashkëpunimin e saj të thellë me Rusinë, as nuk do ta bëjë këtë, dhe është në gjendje të përfitojë nga një plejadë e favorshme gjeopolitike në të cilën Rusia do të ishte në një pozicion për të mbështetur aventurat e ardhshme secesioniste pan-serbe, madje edhe të armatosura në rajon, thotë Srgjan Shushnica”, avokat, kulturolog dhe publicist nga Banja Luka.
Susnjica si njohës i shkëlqyeshëm i çështjeve politike dhe të sigurisë, veçanërisht i ndikimeve të jashtme malinje në rajon, merret me hulumtime kulturore për tema boshnjake dhe ballkanike, shkrim dhe aktivizëm shoqëror kundër kulturës së harresës, revizionizmit historik, nacionalizmit dhe fashizmit.
Susnjica thekson se Serbia, në raport me fqinjët e saj, veçanërisht me Kosovën, vepron nga pozita e dhunës dhe provokimit konstant të krizave, dhe më pas u ofrohet akterëve perëndimorë si një ndërmjetës dhe akter gjoja konstruktiv dhe paqësor.
“Është pozicion i shantazhuesit, jo i paqebërësit. Analistët dhe akterët që barazojnë politikën e Beogradit dhe Prishtinës, dhe barazojnë nacionalizmat, janë të ndikuar edhe nga historia edhe nga politika dhe nuk duan të shohin se të gjitha krizat e brendshme në Kosovë e kanë origjinën nga Beogradi”.
Beogradi, thekson ai, thjesht ka rrëmbyer jetën e serbëve të Kosovës, i ka izoluar ata nga normaliteti, duke përhapur frikë ekzistenciale, psikozë lufte dhe një ndjenjë vulnerabiliteti mes tyre.
“Ata janë pronë e Beogradit politik, i ka bërë skllevër të tij politikë, siç ka bërë dikur me serbët e Dalmacisë, Sllavonisë, Banisë dhe sot punon me serbët e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Në 10 vitet e fundit, nënvizon bashkëbiseduesi i Geopost, Beogradi ka zhvilluar një kapacitet të fortë shantazhi ndaj Perëndimit.
“Ai forcoi sigurinë, propagandën dhe praninë ekonomike ruse në Serbi dhe Republika Srpska dhe mbështet regjimin pro-rus të Milorad Dodik në aktivitetet e tij antikushtetuese, secesioniste dhe parashtetërore”.
Sipas Shushnicës, është e qartë për të gjithë në Perëndim, por askush nuk do të thotë me zë të lartë se Beogradi nuk po vepron me mirëbesim në procesin e Brukselit.
I pyetur pse është kështu, ai thotë se “Beogradi asnjëherë nuk ka qenë i gatshëm, as tani dhe as nuk do të jetë i gatshëm ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur. Serbia nuk dëshiron normalizim esencial, por përpiqet të marrë leva efektive të ndikimit në politikën e brendshme dhe të jashtme të Kosovës në kuadër të procesit të Brukselit, meqë nuk mund t’i shmanget, ose më saktë, mjetet për të vazhduar ndikimin e saj malinj dhe destabilizues në kushtet e brendshme politike të atij vendi.
Ajo që Beogradi dëshiron fshehurazi, ndërsa pretendon në mënyrë patetike të jetë një negociator i drejtë, është një Republika Srpska e re dhe një mekanizëm i ri kontrolli mbi Kosovën, por edhe një mekanizëm i ri shantazhi ndaj Perëndimit, thotë Shushnica.
Serbia, pretendon ai, ka arritur të armatoset aq shumë sa është e paprekshme për NATO-n, më saktë duke marrë sisteme kundërajrore kineze dhe ruse, Beogradi ka ngritur pragun e tolerancës ndaj kërcënimit të forcës që mund të vinte nga Perëndimi si mjet frenimi dhe presioni.
“Aleanca Perëndimore është e vetëdijshme se Serbia dhe nacionalizmi pan-serb kanë kapacitetin, burimet, fanatizmin dhe vullnetin për të demonstruar forcë dhe për të ndezur një konflikt të armatosur më të vogël apo më të madh në Ballkan, nëse gjykohet se është në interesin e tyre ose nëse mendojnë se momenti është tani ose kurrë”, thotë Shushnica, duke shtuar se Rusia, me ndihmën Serbisë dhe Republikes Srpska të radikalizuar, mund të ndezë lehtësisht një front të ri në Evropë.
“Ka mundësi që në fund të vitit 2024 dhe në fillim të vitit 2025 të krijohen kushtet për një stuhi politike perfekte, e cila do të favorizonte shpërthimin e konfliktit në Ballkan”./ Geopost/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!