LAJMI I FUNDIT:

Piraj: Bojkoti po tregon se Kosova nuk varet nga mallrat serbe

Piraj: Bojkoti po tregon se Kosova nuk varet nga mallrat serbe

Afaristi i njohur kosovar, Burim Piraj, ka thënë se kur kanë kaluar pesë javë nga bojkotimi i importit të mallrave nga Serbia, në Kosovë nuk ka ngritje çmimesh.

Pira, në një postim të publikuar në Facebook, në kuadër të fushatës “Besa Besë”, ka thënë se më 14 qershor Qeveria e Kosovës e bllokoi importin e mallrave serbe.

“Pra sot pesë javë pa import nga Serbia!”


Më tej ai ka thënë se “ajo që është shumë me rëndësi të cekët ka të bëjë me çmimet që nuk janë shtrenjtuar fare, bile disa artikuj kanë pas një zbritje çmimesh të lehtë!”, transmeton Telegrafi.

Bojkotimi i produkteve nga Serbia, këto janë 22 qendrat tregtare dhe restorantet nga Kosova e Shqipëria që nuk i shesin këto prodhime
Lexo po ashtu Bojkotimi i produkteve nga Serbia, këto janë 22 qendrat tregtare dhe restorantet nga Kosova e Shqipëria që nuk i shesin këto prodhime

“Me këtë vijmë në konstatim se Kosova nuk varet aspak nga mallrat serbe! Kështu që ne misionin tonë e VAZHDOJMË!”, ka shkruar Piraj.

Më 14 qershor Qeveria e Kosovës ka vendosur që asnjë mall nga Serbia nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë. Vendimi  kishte ardhur pas rrëmbimit të tre policëve kufitarë në veri. /Telegrafi/