LAJMI I FUNDIT:

Bojkotimi i produkteve nga Serbia, këto janë 22 qendrat tregtare dhe restorantet nga Kosova e Shqipëria që nuk i shesin këto prodhime

Bojkotimi i produkteve nga Serbia, këto janë 22 qendrat tregtare dhe restorantet nga Kosova e Shqipëria që nuk i shesin këto prodhime

Fushata “Besa, Besë” ka filluar të jepe efektet e para në Kosovë, ku tashmë shumë qendra tregtare dhe restorante kanë bojkotuar produktet e Serbisë.

Sipas njoftimit të grupit “Mos bli prodhime serbe” që drejton këtë fushatë, janë bërë 22 biznese që nuk shesin prodhime me origjinë serbe.

“Përditësimi i firmave me zero [produkte] serbe”, shkruan afaristi Burim Piraj në përshkrimin e publikimit në këtë grup, shkruan Telegrafi.

Para nisjes së kësaj kampanje, më 24 shtator 2022, kishte ekzistuar vetëm një pikë që nuk kishte ofruar prodhime me origjinë nga Serbia.

“Besa, Besë” mori hov pas barrikadave të vendosura në komunat veriore të Kosovës.

Aktive në rrjetin social Facebook, kjo iniciativë tashmë ka gjetur përkrahjen e shumë bizneseve, që kanë larguar produktet serbe. /Telegrafi/