LAJMI I FUNDIT:

Zjarr i madh në objektin e ETC-së në Klinë

Zjarr i madh në objektin e ETC-së në Klinë

Një zjarr i madh ka përfshirë objektin e ETC-së mëngjesin e së shtunës në Klinë. Përveç dëmeve materiale deri në këto momente nuk ka të lënduar.

Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.


Gashi bëri të ditur se objekti i ETC-së është përfshirë nga zjarri rreth orës 06:30.

Zjarri i madh në ETC në Klinë, flet Ramiz Kelmendi
Lexo po ashtu Zjarri i madh në ETC në Klinë, flet Ramiz Kelmendi

Ai tha se deri në këto momente nuk ka të lënduar, ndërkaq zjarrfikësit ende janë duke u përpjekur për ta lokalizuar zjarrin.

“Objekti i ETC-së është përfshirë nga zjarri rreth orës 06:30. Policia e zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes”, tha ai.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës tha se fillimisht kanë shkuar në vendngjarje Policia e zjarrfikësit e Klinës, e më pas në ndihmë u kanë dalë edhe zjarrfikësit e Pejës e Deçanit.

Lexues të Telegrafit nëse keni foto ose video të zjarrit në objektin e ETC-së mund të na i dërgoni në info@telegrafi.com . /Telegrafi/

Video: Klina.info