LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku takon kryekuvendarin e ri të Prishtinës: Me kuadro të tilla, ‘Rruga e re’ do ta bëjë të ardhmen e Kosovës

Abdixhiku takon kryekuvendarin e ri të Prishtinës: Me kuadro të tilla, ‘Rruga e re’ do ta bëjë të ardhmen e Kosovës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim asamblistin e kësaj partie, Pellumb Bajqinovci, i cili të premten është zgjedhur Kryesues i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Për këtë Abdixhiku ka falënderuar të 26 këshilltarët komunalë që “kryeqytetit po i japin përfaqësimin e denjë”.


Pëllumb Bajçinovci zgjidhet kryesues i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës
Lexo po ashtu Pëllumb Bajçinovci zgjidhet kryesues i ri i Kuvendit Komunal të Prishtinës

“Përveç se profesionist, përafrues e me plot interes për qytetin e tij e tonin, Pëllumbi është dhe veprimtar e bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm në familjen tonë politike. E prita sot me plot kënaqësi”, ka shkruar i pari i LDK-së në Facebook

Ai tutje ka thënë se pikërisht me kuadro të tilla, “rruga e re e Lidhjes do të bëjë të ardhmen e Republikës. Larg pazareve e interesave të ngushta, larg polarizimeve, larg ngecjes”.

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka dy kryekuvendarë, njëri njihet nga pushteti lokal e një tjetër nga pushteti qendror. Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës të premten votuan Pëllumb Bajqinovcin si kryesues të ri, pas shkarkimit të Fehmi Kupinës javë më parë. Megjithatë, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e ka hedhur poshtë vendimin e shkarkimit të Kupinës dhe e konsideron ende kryesues. /Telegrafi/