LAJMI I FUNDIT:

Gjyqi ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump për dokumentet e klasifikuara caktohet për në maj të vitit 2024

Gjyqi ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump për dokumentet e klasifikuara caktohet për në maj të vitit 2024

Një gjykatëse federale urdhëroi të premten që gjyqi ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump për çështjen e dokumenteve të klasifikuara që i solli prokurori i posaçëm Jask Smith, të fillojë nga mesi i majit të vitit 2024.

Gjykatësja e qarkut amerikan Aileen Cannon tha se një periudhë gjyqi dyjavore do të fillonte më 20 maj, transmeton Telegrafi.


Në rast se ky afat kohor qëndron, atëherë gjyqi do të binte në periudhën kur partia republikane do të mbante votimet e brendshme për të zgjedhur kandidatin për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 në Shtëpinë e Bardhë.

Do të ishte një goditje për Trumpin dhe ekipin e tij ligjor, të cilët donin të shtynin gjyqin derisa të mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme në nëntor të vitit 2024.

Sidoqoftë, urdhri i Cannon do të thotë gjithashtu se çështja do të shpaloset me një periudhë shumë më të ngadaltë se ajo që propozoi ekipi i Smith, kur rekomandoi që gjyqi të fillonte në mes të dhjetorit të këtij viti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit

Botë
Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Nëse presidenti Raisi është gjallë, media shtetërore do ta konfirmonte menjëherë – ish-ministri britanik vjen me një vështrim rreth situatës në Iran

Botë

"Qiejt tanë do të bëhen ferr për pilotët okupues!”: Ukraina thotë se ka rrëzuar aeroplanin e katërt rus në dy javë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos

Evropa
Kalo në kategori