LAJMI I FUNDIT:

AKK-ja nuk mund ta shqyrtojë anëtarsimin e Mitrovicës së Veriut deri në gusht

AKK-ja nuk mund ta shqyrtojë anëtarsimin e Mitrovicës së Veriut deri në gusht
Sazan Ibrahimi, ASK

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq të martën kishte shkruar një kërkesë për të ia drejtuar Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Në kërkesë bëhej fjalë për anëtarësim.

Por, ai dhe të gjithë punëtorët e Komunës së Mitrovicës së Veriut nuk do e marrin vesh nëse pranohen deri më 22 gusht.


Kjo pasi Asociacioni nuk mund ta shqyrtojë kërkesën para kësaj date.

“Kjo ftesë është dërguar në harmoni me rregullat e statutit të Asociacionit ku thuhet që takimet e jashtëzakonshme duhet të thirrën së paku një muaj para se të mbahet takimi dmth ne sot jemi me 20 korrik, kështu që takimi është caktuar për ditën e marte e cila i bije me 22 gusht të vitit 2023”, ka thënë kryetari i  Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Kërkesën për anëtarësim e kishin mirëpritur edhe asamblistët duke votuar pro saj në Kuvendin Komunal, pos një abstenimi nga asamblisti serb.

Njëri nga ta që e mbështeti këtë synim është Betim Osmani. Ai e vlerëson të rëndësishëm anëtarësimin në AKK.

“Besoj që komunikimet do t’i kemi më të mira, do të bëjmë projekte të përbashkëta me komunat e tjera dhe do të jemi më afër njëri-tjetrit edhe për ndihma juridike, profesionale prandaj me këte asociacion besoj që do të jemi më afër me njëra-tjetrën”, bëri të ditur Betim Osmani, Asamblist në Kuvendin e Mitrovicës së Veriut.

Kërkesë për anëtarësim në Asociacionin e Komunave të Kosovës nuk kanë bërë komunat tjera veriore, Leposaviqi, Zveçani e Zubin Potoku që tashmë udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, raporton RTVD.

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori