LAJMI I FUNDIT:

Kulla futuriste në Dubai do të ketë apartamente luksoze dhe ujëvara private

Kulla futuriste në Dubai do të ketë apartamente luksoze dhe ujëvara private
(Foto: Eywa-Dubai)

Një kullë e re luksoze e quajtur Eywa do të ndërtohet në Dubai deri në vitin 2026, duke iu bashkuar ndërtesave të tjera mbresëlënëse.

Dubai ka një prirje për luks, ndërsa ndërtesat dhe hotelet e atjeshme gjithmonë përmbushin pritshmëritë. Tani një tjetër ndërtesë e jashtëzakonshme është gati t’i bashkohet atij luksi të lartë, e cila është emërtuar dhe frymëzuar nga “Pema e Jetës” e filmit “Avatar”.


Bugatti ka zbuluar planet për një kompleks rezidencash luksoze në Dubai - dhe forma e pazakontë e ndërtesës ka tërhequr vëmendjen e njerëzve
Lexo po ashtu Bugatti ka zbuluar planet për një kompleks rezidencash luksoze në Dubai - dhe forma e pazakontë e ndërtesës ka tërhequr vëmendjen e njerëzve
(Foto: Eywa-Dubai)

Eywa do të bëhet një kullë e re në Dubai me 48 apartamente, secila prej të cilave do të kushtojë rreth 2.8 milionë dollarë. Të gjitha apartamentet do të kenë një pamje të bregdetit, si dhe ujëvara private dhe dekorim të pemëve banian.

Hoteli luksoz në Dubai ofron për klientët edhe aeroplanin e saj privat prej 97 milionë eurosh
Lexo po ashtu Hoteli luksoz në Dubai ofron për klientët edhe aeroplanin e saj privat prej 97 milionë eurosh

Të interesuarit mund të zgjedhin midis apartamenteve me 2, 3, 4 ose 5 dhoma gjumi. Në katin e fundit do të ketë dy ‘penthouse’ luksoze.

(Foto: Eywa-Dubai)

Apartamentet do të kenë ujëvara private, pishina private, kinema të brendshme dhe të jashtme, një spa moderne dhe restorante private me pesë yje.

Hoteli gjigant në formë Hëne pritet të ndërtohet në Dubai
Lexo po ashtu Hoteli gjigant në formë Hëne pritet të ndërtohet në Dubai

Ndërtimi i kullës do të përfundojë deri në vitin 2026. /Telegrafi/

(Foto: Eywa-Dubai)

(Foto: Eywa-Dubai)