LAJMI I FUNDIT:

KFOR-i fillimisht tha se nga tensionet në veri u lënduan 30 ushtarë, shefi i NATO-s thotë se ishin 93

KFOR-i fillimisht tha se nga tensionet në veri u lënduan 30 ushtarë, shefi i NATO-s thotë se ishin 93

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë së 93 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar nga tensionet në veri të Kosovës, ndërsa misioni i KFOR-it në Kosovë kishte deklaruar ndryshe.

Stoltelnberg përmes një postimi në Twitter ka thënë se NATO ka dislokuar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e OKB-së në mënyrë të paanshme.

“Takim i mirë me presidentin Vuçiq për të diskutuar dhunën e fundit në veri të Kosovës, e cila la 93 trupa të KFOR-it të lënduar. NATO ka dislokuar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e OKB-së në mënyrë të paanshme. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar shefi i NATO-s, në Twitter.


KFOR: Të hënën në veri u plagosën 30 ushtarë, palët të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi
Lexo po ashtu KFOR: Të hënën në veri u plagosën 30 ushtarë, palët të marrin përgjegjësinë e plotë për atë që ndodhi

Ndryshe, misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate drejtuar mediave, kishte bërë të ditur se nga zhvillimet e në veri mbetën të plagosur 30 ushtarë. /Telegrafi/