LAJMI I FUNDIT:

Analisti Gashi flet për raportet e Kosovës me SHBA-në, tregon tri rrafshet ku duhet të investohet

Analisti politik, Drilon Gashi, i ftuar të enjten në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com, ndër të tjera ka folur edhe për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në intervistën me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ai ka thënë se në këtë drejtim Kosova duhet të investojë në tri rrafshe: bashkëpunim bilateral, nxitjen dhe përkrahjen e aktivizimit të shqiptaro-amerikanëve atje si dhe në lobim qoftë të drejtpërdrejt qoftë përmes komunikimit strategjik.

“Kosova duhet të fokusohet në bashkëpunimin bilateral me SHBA-në. Po ashtu, në përkrahjen dhe nxitjen e aktivizmit të shqiptaro-amerikanëve. Unë jam atje e mundohem me disa çështje, por zëri shqiptar atje po mungon”, është shprehur Gashi.


Analisti Gashi: Kosova e ka mundësinë që të artikulojë qëndrimet e saj, të përfarohet me SHBA-në dhe BE-në
Lexo po ashtu Analisti Gashi: Kosova e ka mundësinë që të artikulojë qëndrimet e saj, të përfarohet me SHBA-në dhe BE-në

Sipas tij, një nga interesat kryesore shtetërore të Kosovës është që të ri-fokusohet në këtë komunitet i cili siç ka thënë, ka pasur rol të rëndësishëm për pavarësinë e Shqipërisë, atë të Kosovës dhe ndërhyrjen e NATO-s.

Drilon Gashi gjatë intervistës në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com

“Çka ka ndodhur këtu është se janë keqkuptuar disa gjëra; me pavarësimin e Kosovës është menduar se ka përfunduar gjithçka. Kosova ka ambasadën e saj dhe ka marrëdhënie të mira me SHBA-në. Edhe organizatat që kanë ekzistuar më herët mbase kanë pasur më pak përkrahje financiare nga njerëzit sepse ata mendonin se tashmë janë institucionet, pra janë ambasadat”.

“Dhe një gjë tjetër që duhet të investojmë më shumë është se duhet të mendojmë se si ta bëjmë më të dëshirueshëm për brezat e rinj brezat e njerëzve që janë në sektor privat, që të interesohen për t’u marrë me çështje të interesit biznesor me Kosovës dhe SHBA-së, çështjet e investimit amerikan në Kosovë e të ngjashme”, ka deklaruar analisti politik.

Ai tutje ka thënë se ndonëse ky organizim nuk ekziston dhe duhet të bëhet, ndikimi i shqiptarëve në SHBA veçse është rritur dhe është në një nivel të jashtëzakonshëm.

“Njerëz që sot janë duke garuar në mënyrë serioze për të qenë kongresist, njerëz që janë udhëheqës të bizneseve të ndryshme etj. Pra, potencialin e kemi më të madh sot se sa në të kaluarën”.

Dhe në fund, ai ka theksuar se Kosova duhet të investojë në firma profesionale lobiste, qoftë përmes lobimit të drejtpërdrejt qoftë përmes komunikimit strategjik të cilat në të kaluarën i kanë shërbyer Kosovës.

“Duhet gjetur mënyra për t’i forcuar marrëdhëniet me SHBA-në. Duhet të kemi zë aktiv të komunitetit shqiptar atje në çdo kohë. Nëse flasim për Serbinë, ajo ka investuar shumë dhe nganjëherë mburret thotë se kemi mësuar nga shqiptarët e po  bëjmë siç kanë bërë ata. Nuk ka dyshim që Qeveria do marrëdhënie më të afërta me SHBA dhe që të gjitha partitë në Kosovë e duan këtë”

“Besoj se të gjithë duhet të bëhemi hise-marrës dhe të pyesim se çka mund të bëjmë ne për marrëdhëniet Kosovë-SHBA. Kjo është një çështje që duhet të na preokupojë të gjithëve”, ka përfunduar Gashi.

Në intervistën për Telegrafin, analisti Drilon Gashi ka folur edhe për raportet e Kosovës me Serbinë, dialogun dhe masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Kalo në kategori