LAJMI I FUNDIT:

Anëtarësimi i Komunës së Mitrovicës Veriore në AKK, Ibrahimi: Kemi pranuar kërkesën, organet do të ndërmarrin veprimet e domosdoshme

Anëtarësimi i Komunës së Mitrovicës Veriore në AKK, Ibrahimi: Kemi pranuar kërkesën, organet do të ndërmarrin veprimet e domosdoshme

Pas nënshkrimit të kërkesës nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi për anëtarësimin e Komunës së Mitrovicës Veriore në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK), mbetet që organet e AKK ta shqyrtojnë atë. 

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka bërë të ditur se kërkesën e kanë pranuar një ditë më parë (e martë).

Sipas tij, pas pranimit të kërkesës nga ana e Komunës së Mitrovicës së Veriut, organet e AKK-së do të ndërmarrin veprimet e domosdoshme.


“Po, dje e kemi pranuar kërkesën.Tani, pas pranimit të kërkesës nga ana e komunës së Mitrovicës së Veriut  e cila është shqyrtuar nga MAPL, janë organet e AKK që do ndërmarrin veprimet e domosdoshme për shqyrtimin e kërkesës së komunës në fjalë”, ka thënë Ibrahimi.

Asamblistët e Veriut të Mitrovicës votojnë pro anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës
Lexo po ashtu Asamblistët e Veriut të Mitrovicës votojnë pro anëtarësimit në Asociacionin e Komunave të Kosovës

Ibrahimi gjithashtu theksoi se Asociacioni i Komunave të Kosovës do t’i përmbahet dispozitave statutare në mënyrë që të bëjë veprime të përgjegjshme sa i përket  shqyrtimit të kërkesës së Komunës së Mitrovicës së Veriut për anëtarësim në AKK.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut tri javë më parë votoi pro anëtarësimit të kësaj komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori