LAJMI I FUNDIT:

Drake shihet i afërt me reperen Sexxy Red, nxit dyshimet për një romancë të re

Drake shihet i afërt me reperen Sexxy Red, nxit dyshimet për një romancë të re

Drake nxiti thashethemet për romancë të martën mbrëma (18 korrik) duke shpërndarë një foto komode me reperen Sexyy Red në Instagram.

Krijuesi i hiteve, 36-vjeç, i cili u pa me një grua misterioze një natë më parë, u pa i afërt me reperen me flokë të kuqe teksa argëtoheshin në një klub.

Ata ishin ulur afër njëri-tjetrit në një divan dhe Drake mbajti një krah të mbështjellë rreth saj për foton, teksa i dhuronte një puthje në faqe, shkruan DailyMail.


“Sapo takova gruan time të ligjshme”, shkroi Drake, i cili u sigurua të etiketonte Sexyy Red në foto.

Reperja 25-vjeçare është nga St Louis dhe ajo arriti sukses pasi kënga e saj “Pound Town” u bë viral në platforma si TikTok dhe Instagram në fillim të këtij viti.

Mikesha e ngushtë e Drake, Nicki Minaj më vonë pranoi të bashkëpunonte për një remix të këngës të titulluar “Pound Town 2”.

Fansat dyshojnë se Drake mund të ketë shpërndarë postimin e së martës për të ngacmuar një bashkëpunim të mundshëm mes dyshes.

Pavarësisht nëse ai dhe Sexyy Red janë më shumë se miq, Drake u kap duke shijuar një natë jashtë me një vajzë misterioze të hënën në mbrëmje.

Shoqëruesja femër e paidentifikuar e Drake e mbështeti atë duke parë perfomancën e tij më herët atë mbrëmje.

Ajo u pa më vonë duke u larguar nga klubi me krijuesin e hitit “Hotline Bling” dhe shoqëruesit e tij.

Jeta e dashurisë së Drake është gjithmonë një mister, pasi vetëm muajin e kaluar la të dyshohej se ishte në lidhje me këngëtaren Lilah Pi, pasi ai bëri një dedikim për të në një postim për ditëlindje.

Të gjitha lajmet nga Drake
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Drake

“Më shumë jetë për gruan që është e pamundur të kopjohet. Inspirimi im, mikesha ime më e mirë, zemra ime, urime ditëlindjen”, kishte shkruar reperin.

E ndërsa as Drake dhe as Lilah Pi nuk e kanë konfirmuar përfundimisht lidhjen e tyre, ata kanë një lidhje tjetër.

Lilah Pi u shfaq në këngën e Drake, “Search & Rescue”, e cila u publikua në prill.

Lilah lindi dhe u rrit në Londrën Lindore dhe publikoi debutimin e saj në EP Atlantis në nëntor 2021.

Drake ka qenë më parë i lidhur me një numër emrash të njohur, duke përfshirë Rihanna, Jennifer Lopez dhe Kylie Jenner. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi

Bes Kallaku tregon për tmerrin që përjetoi në aeroplan: Të shkretët udhëtarë çfarë trajtimi

Magazina
Olta Gixhari befason me dukjen e mrekullueshme në bikini të bardha

Olta Gixhari befason me dukjen e mrekullueshme në bikini të bardha

Magazina
Kim Kardashian kërkon terapi për prindërimin, pas lidhjes së ngushtë të North West me njerkën Bianca Censori

Kim Kardashian kërkon terapi për prindërimin, pas lidhjes së ngushtë të North West me njerkën Bianca Censori

Magazina

"Ndalo, do të më shkatërrosh", e dashura e përfolur e Yamal shihet në prehrin e një mashkulli tjetër

Magazina
“Shqipëria më shkon shumë”, Bebe Rexha viziton Shqipërinë dhe pritet nga kushërira e saj Monika Kryemadhi në Tiranë

“Shqipëria më shkon shumë”, Bebe Rexha viziton Shqipërinë dhe pritet nga kushërira e saj Monika Kryemadhi në Tiranë

Magazina
Katy Perry shfaqet në formë të mirë në bikini, ndërsa filmonte videoklipin e ri të në Ibiza

Katy Perry shfaqet në formë të mirë në bikini, ndërsa filmonte videoklipin e ri të në Ibiza

Magazina
Kalo në kategori