LAJMI I FUNDIT:

Ndalohet një zyrtar pasi keqpërdori autorizimet e tij ligjore, ndihmoi të kërkuarin nga Interpoli

Ndalohet një zyrtar pasi keqpërdori autorizimet e tij ligjore, ndihmoi të kërkuarin nga Interpoli
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion ka ndaluar të dyshuarin D.B., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se i dyshuari në cilësinë e zyrtarit administrativ në zyrat e Regjistrimit Civil (ARC) i ka keqpërdorur autorizimet e tij ligjore.

“I lartcekuri dyshohet se më 15.10.2021, në Prishtinë, respektivisht në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj Agjencie, përgjegjës për aplikim dhe shpërndarjen e dokumenteve personale (letërnjoftim, patentë shoferë dhe pasaportë), me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për tjetrin, me dashje dhe dijeni, i ka keqpërdorur autorizimet e tija ligjore, duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin për dokumentet personale.


Në atë mënyrë që, personit me inicialet M.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve, i sjellë dobi të kundërligjshme duke i ndihmuar që ta kompletojë, pranojë dhe vërtetojë dokumentacionin personal në emër dhe me të dhënat e të dëmtuarit A.N., kështu duke i mundësuar personit M.D., që të nxjerrë letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës me të dhënat e të dëmtuarit A.N”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit, lidhur me këtë çështje penale, në koordinim me Policinë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të luftimit të këtyre raste të cilat kohëve të fundit janë në rritje e sipër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Liderët e Koalicionit

Liderët e Koalicionit "Lista për Familjen" vizituan Odën Ekonomike dhe Shoqatën e Pensionistëve

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori