LAJMI I FUNDIT:

Azemi: Instalimi i dhunës në Kuvend ka ardhur si rezultat i polarizimit të skajshëm të skenës politike

Azemi: Instalimi i dhunës në Kuvend ka ardhur si rezultat i polarizimit të skajshëm të skenës politike

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se instalimi i dhunës në Kuvend ka ardhur si rezultat i polarizimit të skajshëm të skenës politike në vend.

“Instalimi i kësaj dhune në Kuvend ka ardhur si rezultat i polarizimit të skajshëm të skenës politike në vend”, ka thënë Azemi.

Azemi ka thënë se e kanë dënuar dhunën sepse janë kundër saj.


Deputetë të pushtetit e ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) u përleshën mes vete në seancën e së enjtes gjatë kohës kur kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, fliste për situatën në veri.

Zemaj: Qeveria Kurti, e vetmja që ministrat e zëvëndëskryeministrat e saj kanë sjellje jo të hijshme ndaj deputetëve
Lexo po ashtu Zemaj: Qeveria Kurti, e vetmja që ministrat e zëvëndëskryeministrat e saj kanë sjellje jo të hijshme ndaj deputetëve

Nisi me një fotografi të vendosur nga deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, fotografi kjo e kryeministrit Albin Kurti e shoqëruar me një animacion të personazhit vizatimor Pinokio në foltore. E njëjta u shqye nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, veprim i cili nxiti veprimin e deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku.

Ky i fundit spërkati me ujë kryeministrin, veprim të cilin tentoi ta ndalonte ministri i Financave, Hekuran Murati.

Lushtaku nuk kurseu as zëvendëskryeministrin Bislimi, por më pas, ky i fundit goditi me shishe Lushtakun për të filluar kështu një përleshje, e cila mblodhi në mesin e sallës një pjesë të deputetëve.