LAJMI I FUNDIT:

Ia shtyu gruan se ankohej për vozitje të papërshtatshme, bashkëshorti i italianes rrah brutalisht shoferin e varkës

Ia shtyu gruan se ankohej për vozitje të papërshtatshme, bashkëshorti i italianes rrah brutalisht shoferin e varkës

Ky është momenti kur një burrë nga Italia sulmon brutalisht shoferin e një varke, i cili e kishte shtyrë gruan e tij pasi ishte ankuar për vozitje të papërshtatshme drejt jahtit luksoz.

Burri identiteti i të cilit nuk u zbuluar shihet me një jelek shpëtimit të veshur – duke shqelmuar dhe grushtuar vazhdimisht shoferin e varkës në plazhin Cala Lunga në jug veri të Sardenjës, transmeton Telegrafi.


Gjithçka filloi kur varka shkoi për të marrë turistët e pasur në plazh për t’i rikthyer në jahtin luksoz. Shoferi kishte shtyrë një grua e cila ishte ankuar për vozitje jo të rehatshme.

Por mjaftoi që barka të ndalet në plazh, që bashkëshorti i gruas të vrapojë me shpejtësi në drejtim të shoferit të cilin e goditi me shqelm në gjoks.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai vazhdon ta grushtojë derisa ndërhyjnë pushuesit e tjerë për t’i ndarë dhe qetësuar situatën. /Telegrafi/