LAJMI I FUNDIT:

Ilir Demiri është drejtori i ri i Spitalit Klinik në Tetovë

Ilir Demiri është drejtori i ri i Spitalit Klinik në Tetovë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, sot ka emëruar Ilir Demirin për drejtor të ri të ISHP Spitalit Klinik Tetovë, në këtë pozitë ai vjen nga Klinika për sëmundje infektive dhe gjendje febrile, ku ka punuar si koordinator në Qendrën Covid-19, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

“Doktor Demiri, i cili është mjek specialist infektolog, me përvojë dhe bagazh të pasur pune, punon në Klinikën për Sëmundjet Infektive dhe Gjendjet Febrile që nga viti 2004. Nga viti 2007 është asistent në lëndën e sëmundjeve ngjitëse në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, ndërsa në vitin 2020 fiton titullin mjek primar.

Drejtori i ri i Spitalit klinik të Tetovës është profesionist i dalluar dhe një nga punëtorët shëndetësorë më të përkushtuar që luftoi kundër COVID-19 që nga fillimi i pandemisë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Demiri, thuhet në njoftim, është fituesi i titullit “Personi i Vitit Europian 2020”. Ky titull u jepet personave që kanë dhënë një kontribut të veçantë në afirmimin e vlerave njerëzore dhe ndahet nga Lëvizja Evropiane dhe është një mirënjohje që vjen nga qytetarët.

Doktor Demiri është edhe anëtar i Shoqatës së Maqedonisë për sëmundje infektive, si dhe i Komisionit për sëmundje infektive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptari shpallet në kërkim në Turqi, akuzohet për “fyerje të Islamit”

Shqiptari shpallet në kërkim në Turqi, akuzohet për “fyerje të Islamit”

Lajme
Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK rekomandon që orët e mësimit të shkurtohen në 30 minuta

Temperaturat e larta në Kosovë, IHMK rekomandon që orët e mësimit të shkurtohen në 30 minuta

Lajme
Lajçaku pas Prishtinës shkon në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog

Lajçaku pas Prishtinës shkon në Beograd: Me Vuçiqin u pajtuam për hapat e ardhshëm në dialog

Politikë
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri

Lajme
Kurti takon bashkatdhetarët në Hamburg, diskuton për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen për diasporën

Kurti takon bashkatdhetarët në Hamburg, diskuton për zhvillimet në Kosovë dhe mbështetjen për diasporën

Lajme

"Kanë dalë gjyshet kanë shku me i këqyr nipat, u kënaqën"- Bislimi mohon ikjen e të rinjve nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori