Nga: Milan Kundera (Le Livre du rire et de l’oubli, 1979)
Përktheu: Aurel Plasari
Në shkurt të vitit 1948, udhëheqësi komunist Klement Gottwald u shfaq në ballkonin e një pallati barok në Pragë, për t’u folur qindra mijëra qytetarëve që kishin mbushur sheshin e qytetit të vjetër. Qe një moment historik për Çekosllovakinë. Por, moment fatal, siç janë një ose dy në mijëvjeçar.
Gottwaldi ishte i rrethuar nga shokët e vet dhe pikërisht në krah të kishte Klementisin [ministry i Jashtëm, Vladimír Clementis]. Bënte ftohtë, dëbora binte me fjolla mëdha, ndërsa Gottwaldi ishte me kryet zbuluar. Klementisi, i kujdesshëm, hoqi kapën prej gëzofi që mbante vetë dhe ia vuri në kokë Gottwaldit.
Seksioni i propagandës shpërndau qindra-mijëra kopje të fotografisë së ballkonit nga i cili Gottwaldi, me kapën prej gëzofi në kokë dhe shoqëruesit pranë tij, i fliste popullit. Në atë ballkon filloi historia e Çekosllovakisë komuniste. Nga posterat, librat shkollorë dhe muzetë, çdo fëmijë e njihte atë foto.
Katër vite më vonë Klementisi u akuzua për tradhti dhe u var. Seksioni i propagandës e fshiu menjëherë nga historia dhe afërmendsh edhe nga të gjitha fotografitë. Qysh atëherë, Gottwaldit në atë ballkon ia kanë hequr Klementisin: aty ku ishte Klementisi është vetëm muri i zhveshur i ndërtesës. Nga Klementisi mbeti vetëm kapa që mbulon kokën e Gottwaldit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251