LAJMI I FUNDIT:

PARATË

PARATË

Nga: Roger Waters (albumi Dark Side of the Moon, Pink Floyd, 1973)
Përktheu: Besnik Hamiti

Para, largohuni.
Gjej një punë që paguhet mirë dhe je i lirë.
Paratë janë karburanti
Rrëmbeje atë kesh me të dy duart e fshehe në arkë
Veturë e re, kaviar, ëndrra sa Stambolli,
Mendoj t’i blej vetes një ekip futbolli.


Para, kthehuni,
Unë jam mirë, Xhek, dengun tim as mos e prek
Paraja është hit
Mos më thuaj broçkulla se duhet të bëj mirë
Po udhëtoj me aranzhman të klasit të parë
Por mendoj se më duhet një aeroplan privat

Paraja është krim.
Ndaje drejtësisht por mos merr rriskë nga torta ime
Thonë se paraja
Është rrënja e gjithë ligësive
Por nëse kërkon rritje page mos u befaso
Që s’të japin gjë

“Hëh! Kisha të drejtë!”
“Po, kisha plotësisht të drejtë!”
“Sigurisht që kisha të drejtë!”
“Përfundimisht ti kishe të drejtë. Ai haveri kërkonte dajak!”
“Po!”
“Pse e bëjnë njerëzit këtë?”
“Nuk e di, isha shumë i dehur në atë kohë!”