LAJMI I FUNDIT:

Ndërron jetë gruaja që u aksidentua me traktor para disa ditësh

Ndërron jetë gruaja që u aksidentua me traktor para disa ditësh

Polica e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë gruaja e cila ishte aksidentuar para disa ditësh me traktor në qytetin e Pejës.

Në njoftimin e bërë nga Policia, thuhet se gruaja ishte aksidentuar me 11 korrik, transmeton Telegrafi.


“Ju informojmë se me datë 11 korrik 2023, rreth orës 09:30. Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Turjak-Pejё. Nё kёtё aksident ishin tё involvuar njё makinё punuese (traktor), dhe vozitёsja e traktorit, e cila si pasojё e aksidentit kishte pёsuar lëndime tё rёnda trupore, e njëjta ёshtё dёrguar nё spitalin rajonal nё Pejё, e mё pas pёr shkak tё natyrёs sё lëndimeve ёshtё dёrguar nё QKUK-Prishtinё. Me datё 17.07.2023, rreth orёsh 20:00, nga QKUK-Prishtinё, jemi njoftuar se viktima e aksidentit nuk ka mundur t’i pёrballojë plagёt dhe e njëjta ka ndёrruar jetё, vdekja e viktimёs ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se, ështё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhёruar qё trupi i pa jetë i viktimës tё dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion./Telegrafi/