LAJMI I FUNDIT:

Një mesazh për Iranin: SHBA dërgon aeroplanë luftarakë shtesë dhe “shkatërrues me raketa” në Lindjen e Mesme

Një mesazh për Iranin: SHBA dërgon aeroplanë luftarakë shtesë dhe “shkatërrues me raketa” në Lindjen e Mesme

Pentagoni njoftoi të hënën se SHBA-ja po dërgon aeroplanë luftarakë shtesë në Lindjen e Mesme, përfshirë F-35, për të mbrojtur interesat e SHBA-së dhe për të garantuar lirinë e lundrimit.

Njoftimi është i fundit në një varg përforcimesh qëndrimi nga Uashingtoni pas një rritje të aktivitetit iranian dhe rus që ka kërcënuar trupat amerikane në rajon dhe cisternat tregtare në ujërat e Gjirit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.


“Disa [nga aeroplanët luftarakë] janë rrugës”, u tha gazetarëve zëvendës sekretarja e shtypit e Pentagonit, Sabrina Singh.

“Në dritën e këtij kërcënimi të vazhdueshëm [nga Irani] dhe në koordinim me partnerët dhe aleatët tanë, [Pentagoni] po rrit praninë dhe aftësinë tonë për të monitoruar ngushticën [e Hormuzit] dhe ujërat përreth”, tha Singh.

Ajo shtoi se një vendim i tillë u mor nga Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe zyrtarë të lartë amerikanë.

Siç bëhet e ditur më tej, ushtria amerikane vendosi gjithashtu një “shkatërrues me raketa” në Lindjen e Mesme gjatë fundjavës në përgjigje të përpjekjeve të shtuara të Iranit për të “konfiskuar cisterna nafte”. /Telegrafi/