LAJMI I FUNDIT:

Hovenier dhe Rama nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me ‘Autostrada Biennale’

Hovenier dhe Rama nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me ‘Autostrada Biennale’

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar të hënën me artistin Leotrim Fishekqiu, dhe të parin e kryeqytetit.

Ky takim është zhvilluar në Komunën e Prishtinës, ku kryetari Përparim Rama, i ka mirëpritur në zyrën e tij për nënshkrimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit.


Bëhet fjalë për nënshkrimin e marrëveshjes për ekspozitën ndërkombëtare ‘Autostrada Biennale’, e cila sivjet do të mirëpresë artistë nga Amerika për të qenë pjesë e projektit në Prishtinë.

“Kënaqësi për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Prishtinës Përparim Rama dhe bashkëthemeluesin e Autostrada Biennale, Leotrim Fishekqiu, për të sjellë artin dhe artistët amerikanë në Kosovë. Shkëmbimet e kulturës dhe artit ushqejnë lidhjet e forta njerëz-me-njerëz midis vendeve tona”, ka shkruar Hovener në një postim në Twitter.

‘Autostrada Biennale’ është përndryshe një Ekspozitë Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor dhe zhvillohet çdo dy vjet që nga viti 2017.

Me mijëra vizitorë gjatë programit dy mujor, me procesin e bërjes së veprave artistike të kontekstit të hapura për publikun, dhe me një përmbajtje të fortë dhe një gjuhë vizuale të habitshme, ekspozitat kontribuojnë në zhvillimin e jetës kulturore, arsimore dhe turizmit kulturor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero rikthehet sërish me ish-të dashurën? Postimi që lë të dyshohet

Blero rikthehet sërish me ish-të dashurën? Postimi që lë të dyshohet

Magazina
Xhensila Myrtezaj publikon fotografitë e pushimeve të saj, shfaqet tejet sensuale

Xhensila Myrtezaj publikon fotografitë e pushimeve të saj, shfaqet tejet sensuale

Magazina
Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

Magazina
Melania ka bërë një pakt me Trumpin nëse fiton zgjedhjet presidenciale

Melania ka bërë një pakt me Trumpin nëse fiton zgjedhjet presidenciale

Magazina
Dua Lipa do të luajë koncertin e saj më të madh deri më tani teksa, në Wembley Stadium qershorin e ardhshëm - pasi mahniti me performancën e saj në Glastonbury

Dua Lipa do të luajë koncertin e saj më të madh deri më tani teksa, në Wembley Stadium qershorin e ardhshëm - pasi mahniti me performancën e saj në Glastonbury

Magazina
Nicole Scherzinger tregon linjat e saj shumë të tonifikuara me bikini të vogla të zeza, teksa feston ditëlindjen e saj të 46-të

Nicole Scherzinger tregon linjat e saj shumë të tonifikuara me bikini të vogla të zeza, teksa feston ditëlindjen e saj të 46-të

Magazina
Kalo në kategori