LAJMI I FUNDIT:

“Pajtohen” Butrint Imeri dhe Don Xhoni, shfaqen të përqafuar në koncert

“Pajtohen” Butrint Imeri dhe Don Xhoni, shfaqen të përqafuar në koncert

Ka tash e sa kohë që është përfolur për një ftohje të raporteve mes këngëtarit Butrint Imeri dhe reperit Don Xhon.

E krejt këto dyshime lindën fillimisht për shkak të mungesës së reperit drenicas në festën megalomane të ditëlindjes së Butrintit, që e realizoi në jug të Shqipërisë pak javë më parë.


Dyshja në fjalë larguan gjithashtu njëri-tjetrin për një kohë edhe nga rrjetet sociale.

Don Xhoni dhe Butrint Imeri (Foto: Butrint Imeri/InstaStory)

Mirëpo së fundmi, ata kanë vërtetuar se mes tyre shoqëria vazhdon – gjatë një mbrëmjeje në Pejë, ku të dy bashkë kanë qenë të ftuar për të performuar në diskotekën “Sancy Club” të Pejës.

Ka qenë fillimisht Don Xhoni ai i cili e ka prezantuar Butrintin në skenë dhe më pas janë shfaqur të dy të përqafuar në skenë, duke interpretuar para publikut këngën e tyre të përbashkët “Corazon”.

Ndërkohë, Butrinti gjithashtu shpërndau një fotografi të tij me Don Xhonin dhe menaxherin e tyre të përbashkët, duke shkruar në mbishkrimin e saj: “Fjala e fundit e muzikës. Të pandashëm, tre në një”. /Telegrafi/

Don Xhoni dhe Butrint Imeri me menaxherin e tyre (Foto: Denis Avdiu/Instagram)

Në trend Magazina

Më shumë
Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Fjolla Morina vulos spekulimet për ribashkimin me Fisnik Sylën, publikon foto pranë të dashurit të saj të ri

Magazina
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe

Magazina
Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën

Shqipëria performon sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit - Besa Kokëdhima do të elektrizojë skenën me këngën "Titan"

Magazina
Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Don Xhoni ndalohet nga policia me veturën e tij luksoze Lamborghini Huracan

Magazina
“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

“Doli që kisha tumor”- Heidi prek me rrëfimin e saj në Big Brother VIP Albania

Magazina

"Do t'ju denoncoj të dyve në polici", Egla shpërthen ndaj Julit dhe Meritonit

Magazina
Kalo në kategori