Një startup izraelit i karikuesve me emrin Electreon ka fituar tender në Francë dhe Norvegji për të instaluar seksione të vogla të rrugëve të avancuara me karikim pa valë të cilat janë zhvilluar nga kompania.
Në Francë, Electreon do të instalojë rrugë me karikim me valë me një gjatësi prej 2 kilometrash në një seksion të autostradës A10 afër Parisit.
Electreon gjithashtu do të instalojë një stacion karikimi me valë të palëvizshëm pranë rrugës. Ajo fitoi tenderin pasi një studim nga Ministria e Transportit e Francës zbuloi se teknologjia e rrugëve të karikimit me valë mund të zvogëlojë emetimet e CO2 nga transporti rrugor me 86 për qind, shkruan Car Scoops, përcjell Telegrafi.
Jerusalem Post ka deklaruar se studimi gjithashtu ka konkluduar se kamionët do të duhet të pajiset me bateri më të mëdha dhe duhet që të ndalet në stacionet e karikimit nëse nuk përdoret teknologjia e Electreon.
Në Norvegji, kompania izraelite teknologjinë e saj të sistemit elektrik rrugor do ta implementojë në një zonë afër një depoje të autobusëve e operuar nga AtB AS. Sistemi do të ndihmojë në karikimin pa valë të autobusëve elektrik që përdoren në atë zonë.
Përdorimi i rrugës gjithashtu do të lejojë që prodhuesi i autobusëve të reduktojë përmasat e baterive që ajo përdorë. Qëllimi përfundimtar është krijimi i një rruge të plotë elektrike në qytetin norvegjez të Trondheimit, e cila do të jetë në gjendje të ngarkojë autobusë, kamionë dhe taksi elektrike.
Në muajin maj, Electreon kapi titujt kryesor kur ata e vozitën një Toyota RAV4 PHEV të modifikuar në një pistë testuese të mbyllur për mbi 100 orë, ku e kishte instaluar sistemin e saj elektrik rrugor, duke përshkuar 1,924 kilometra, dhe e kishte thyer rekordin për udhëtimin më të gjatë të një veture elektrike pa u ndalur për t’u karikuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicët nepalez e ndaluan të riun, por mbetën pa fjalë kur ai u tregoi patentë shoferin
Mustang sedan? Pse jo
Policia në Michigan arreston gjashtë persona nën akuzat për vjedhjen e mbi 400 veturave në vlerë 8 milionë dollarë
Mitsubishi zbulon pamje nga minifurgoni i ri
Fiat prezanton karavanin Tipo Cross
Mercedes-AMG E63 S transformohet në një super sedan me 820 kuajfuqi (Foto)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare