LAJMI I FUNDIT:

Zhurma e lartë nga lokalet në kryeqytet, komuna e Prishtinës: Nga 1 gushti fillojnë ndëshkimet, nga 500 deri në 5 mijë euro

Zhurma e lartë nga lokalet në kryeqytet, komuna e Prishtinës: Nga 1 gushti fillojnë ndëshkimet, nga 500 deri në 5 mijë euro

Zhurma e lartë e muzikës në lokalet e natës është bërë shqetësim i vazhdueshëm për banorët që jetojnë afër atyre zonave në kryeqytet.

E disa qytetarë që kanë dërguar email në adresë të Telegrafit kanë treguar se zhurma e lartë është duke i penguar vazhdimisht dhe se askush nuk merr masa që një gjë të tillë ta ndalojë.

Në lidhje me këtë shqetësim të banorëve të Prishtinës, Telegrafi ka dërguar pyetje në Komunën e Prishtinës.


Nga zyra e informimit përmes adresës elektronike thanë se kryeqyteti e ka të hartuar Rregulloren për orarin e punës dhe mbrojtjen nga ndotja akustike në sektorin e  gastronomisë.

Sipas tyre, kjo rregullore është e bazuar në ligjet në fuqi.

Po ashtu, thonë se për ata që shkelin rregulloren do të pasojnë sanksionet të cilat janë shqiptimi me gjobë prej 500 deri në 5,000 euro.

“Inspektorati i Kryeqytetit, ka të drejtë që të shqiptojë gjoba në pajtim me legjislacionin në fuqi. Për shkeljet e dispozitave të kësaj rregulloreje, varësisht nga niveli i shkeljeve dhe në përputhje me rrethanat ku ndodh shkelja, do të  shqiptohen gjobat në vlera minimale prej 500 euro dhe në vlerë maksimale prej 5,000 euro”, kanë thënë nga zyra e informimit të Komunës së Prishtinës.

Ndërkaq Komuna e Prishtinës përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë të ditur se ka filluar faza testuese e aplikacionit për ndotjen akustike, e cila do të zgjasë deri më 1 gusht.

“Secili person fizik ka mundësinë e kyçjes në këtë aplikacion dhe të informohet rreth decibelëve të lejuar në lokalet që janë instaluar deri më tani. Faza testuese do të zgjasë deri më 1 gusht të këtij viti. Pas kësaj date do të fillojnë ndëshkimet për subjektet të cilat i kanë tejkaluar decibelët apo orarin e punës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim kanë bërë të ditur se afati për aplikimin e certifikatës të orarit të punës dhe nivelin e lejuar të zhurmës për sektorin e gastronomisë është deri më 20.07.2023.

E siç thuhet në njoftim pas kësaj date do të ndëshkohen të gjitha ato biznese të cilat kanë përfunduar procesin e kryerjes së pagesës të aplikimit.

Ndryshe, në Ligjin për Ndotjen Akustike thuhet se “Mbrojtja nga zhurma dhe sigurimi i zbatueshmërisë së sajë është detyrë e institucioneve qendrore,
njësive lokale, personave fizik e juridik dhe qytetarëve. /Telegrafi/ 

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori