LAJMI I FUNDIT:

Leo Messi arrin në ambientet e Inter Miamit

Leo Messi arrin në ambientet e Inter Miamit

Leo Messi ende nuk ka nënshkruar kontratën e tij me Inter Miamin, i cili ka vetëm të finalizojë detajet dhe për këtë skuadra e MLS nuk ka shfaqur ende imazhe zyrtare të yllit të tyre të ri.

Por, këtë të premte kamera ekskluzive e TyC Sports ka mundur të kap pamje nga ylli argjentinas duke hyrë në ambientet e stërvitjes të skuadrës amerikane.

Ish-lojtari i Barcelonës dhe PSG-së mbërriti në ambientet e klubit dhe ishte i pari që gjendej aty, ndërsa videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU.


Lionel Messi do të marrë mbrojtje speciale ndaj gjyqtarëve te Inter Miami
Lexo po ashtu Lionel Messi do të marrë mbrojtje speciale ndaj gjyqtarëve te Inter Miami

Këtë të premte, pleshti do të ketë seancën e tretë stërvitore që nga ardhja e tij në Miami, e dyta së bashku me shokët e skuadrës dhe të shtunën do ta zhvilloj sërish vetëm sepse skuadra do të jetë në Misuri për t’u përballur me St. Louis City.

Leo është vendosur fillimisht në një nga pronat e tij në Fort Lauderdale, e njohur si “Venecia e Amerikës”, e cila është rreth pesëmbëdhjetë minuta nga ambientet e ekipit të tij të ri.

Edhe pse ata sigurojnë gjithashtu se në të ardhmen ai mund të vendoset me familjen e tij në pronën që zotëron në një kullë të njohur në Sunny Isles Beach. /Telegrafi/

Messi con hinchasMessi con hinchas