LAJMI I FUNDIT:

“Zonë e rahatisë për bandat kriminale të udhëhequra nga Beogradi” Kurti flet për punën e Policisë në veri

“Zonë e rahatisë për bandat kriminale të udhëhequra nga Beogradi” Kurti flet për punën e Policisë në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Polica e Kosovës vazhdon të jetë ndër institucionet më të besueshme të qytetarëve.

Kryeministri Kurti ka thënë se Policia e Kosovës për këto dy vite ka qenë e angazhuar maksimalisht, përfshirë edhe veriun, transmeton Telegrafi.

“Jemi zotuar për luftë të pa kompromis ndaj korrupsionit. Policia për këto dy vite ka qenë maksimalisht e angazhuar. Rreth 900 operacione në vendin tonë, mbi 3200 persona të arrestuar për vepra të ndryshme penale. Intensiteti i punës së policisë ka vijuar edhe në veri, që në të kaluarën ka qenë zonë e rahatisë për banda kriminale të udhëhequra nga Beogradi. Pikërisht për këto aktivitete, ka pasur sulme të njëpasnjëshme të policëve tanë, ku janë lëndua 25 policë”, tha ai.


Kryeministri shtoi tutje se, Policia vazhdon të kryejë më sukses misionin kushtetueses që të mbrojë jetën dhe pronën e qytetarëve.

“Policia vazhdon të ruaj sigurinë qetësinë publike, të parandalojë dhe zbulojë krimin, të mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut. Dhe të trajtojë në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët”, u shpreh ai.

Kurti këto deklarime i bëri në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 58-të të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Nga Mali i Zi në Kosovë: Historia e mjekes që u bë dorë e zgjatur për shumë gra

Sociale
Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Gjukiq: Masat e Serbisë në lidhje me Kosovën, veprime të gabuara

Lajme
“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

“Propozimi u diskutua me Ramën gjatë një kafeje në Davos”, WSJ zbulon planet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump për Sazanin

Lajme
​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

​Ndërron jetë vëllai i Jakup Krasniqit

Lajme
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Plagosjet dhe vrasjet aksidentale, kërkohet hetimi i cilësisë së trajnimit të policëve

Siguri
Kalo në kategori