LAJMI I FUNDIT:

Sërish tensione në Kuvendin e Kosovës

Sërish tensione në Kuvendin e Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës sërish kanë ndodhur përplasje midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, dhe të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Opozita po tenton që të parandalojnë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u thirr nga 41 deputetë.

Ata fillimisht bllokuan foltoren, teksa Kuvendi miratoi në lexim të dytë Projektligjin për çmimet e produkteve medicinale. Pas votimit, pati shtyrje mes deputetëve të mbledhur pranë foltores.


Seanca e jashtëzakonshme vjen pasi vazhdimi i seancës së rregullt u ndërpe./Telegrafi