LAJMI I FUNDIT:

Xherdan Shaqiri ‘bombardon’ portën e Montrealit, shënon supergol nga distanca

Xherdan Shaqiri ‘bombardon’ portën e Montrealit, shënon supergol nga distanca

Ylli shqiptar i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca në fitoren ndaj CF Montreal.

Chicago Fire ka fituar me rezultat të pastër 3-0 në shtëpi ndaj Montrealit në kuadër të javës së 22-të në Mayor League Soccer (MLS).


Kjo ishte fitorja e dytë radhazi për Chicago Fire dhe golat u shënuan nga Brian Gutierrez (9’), Maren Haile-Selassie (11’) dhe Xherdan Shaqiri (33’).

Megjithatë, goli i tretë i shënuar nga ylli shqiptar, Shaqiri, ‘vodhi’ gjithë vëmendjen dhe ka pushtuar rrjetet sociale.

Shaqiri shënoi një supergol nga një distancë prej rreth 25 metrave, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit kundërshtar për intervenim.

Goli ishte aq i bukur saqë as djaloshi nga Gjilani nuk i rezistoi një feste të madhe.

Me këtë gol, Shaqiri arrin në kuotën e tri shënimeve, teksa ka shtuar edhe katër asistime. /Telegrafi/