LAJMI I FUNDIT:

Tifozët e Barcelonës të habitur me transformimin e Pedrit – spanjolli ka stërvitur shumë që të ketë një trup në formë

Tifozët e Barcelonës të habitur me transformimin e Pedrit – spanjolli ka stërvitur shumë që të ketë një trup në formë

Futbollisti i Barcelonës, Pedri filloi stërvitjen e tij për sezonin e ardhshëm me një masë muskulore dukshëm më të madhe se sa e kishte, gjë që ka bërë që klubi nga Katalonja të mburrej me transformimin e talentit.

Pedri humbi shumë ndeshje sezonin e kaluar për shkak të një dëmtimi në kofshë dhe muskuj, por ai e shfrytëzoi atë kohë dhe procesin e rikuperimit për t’u stërvitur fort në palestër, gjë që i dallohet qartë në krahët e tij, të cilët tani duken dukshëm më ndryshe dhe më të fortë në krahasim me më parë.


Mesfushori shquhet për teknikën e tij të rafinuar dhe mirëkuptimin e lojës, por ishte pikërisht ky segment, fiziku, që e shkaktonte probleme në momente të caktuara.

Mirëpo, pas transformimit që bëri, duket qartë se tashmë kundërshtarët e tij do ta kenë edhe më të vështirë të merren me të.

Në sezonin e kaluar mesfushori ka luajtur gjithsej 35 ndeshje, 26 në La Liga, pesë në Ligën e Kampionëve, dy në Superkupë dhe nga një në Ligën e Evropës dhe Kupën e Spanjës.

Si duket lista e Barcelonës me 10 lojtarët më të paguar
Lexo po ashtu Si duket lista e Barcelonës me 10 lojtarët më të paguar

Në total ka luajtur 109 ndeshje për Barcelonën dhe ka shënuar 16 gola, duke shtuar edhe tetë asistime.

Vlera e tij në Transfermarkt është 100 milionë euro dhe kontrata e tij me Barcelonën zgjat deri në vitin 2026. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Zbulohen pikët e gjyqtarëve që i dhuruan fitoren e madhe Usykut ndaj Furyt

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bayern Munich e bën zgjedhje të parë për stolin trajnerin e njohur të Ligës Premier

Bundesliga
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks
Kalo në kategori