LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq për sanksionet amerikane të vendosura kundër drejtorit të BIA-s: Kokaina nuk është gjetur në kabinetin e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë

Vuçiq për sanksionet amerikane të vendosura kundër drejtorit të BIA-s: Kokaina nuk është gjetur në kabinetin e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, foli për herë të parë lidhur me vendosjen e sanksioneve ndaj Aleksandër Vulin nga SHBA, dhe tha se kjo nuk është bërë për shkak të një lloj krimi, por për shkak të marrëdhënieve të Vulin me Federatën Ruse.

Përveç kësaj, ai shtoi se nesër do të diskutojë në detaje qëndrimin e Vulin, transmeton Telegrafi.

I pyetur nga gazetarët nëse Vulin mund të mbetet në krye të Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA) dhe nëse autoritetet shtetërore të Serbisë është dashur t’i hetojonë pretendimet e Departamentit amerikan të Financave, Vuçiq këmbënguli se sanksionet ndaj drejtorit të BIA-s janë vënë për shkak të marrëdhënieve me Rusinë.


Nga krimi i organizuar, droga e afërsia me Rusinë për destabilizim të Ballkanit – akuzat që rëndojnë mbi kreun e BIA-s
Lexo po ashtu Nga krimi i organizuar, droga e afërsia me Rusinë për destabilizim të Ballkanit – akuzat që rëndojnë mbi kreun e BIA-s

“Me sa po e shoh unë, kokainë nuk është gjetur në kabinetin e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë. Keni harruar të përmendni Rusinë. Sanksionet kundër Vulinit nuk u vendosën kundër krimit, por për shkak të marrëdhënies së tij me Federatën Ruse. Por për qëndrimin e tij në detaje do të flas nesër”, tha Vuçiq.

Kujtojmë se drejtori i Shërbimit Informativ të Serbisë (BIA) Aleksandar Vulin është vendosur nën sanksionet e SHBA-së.

Zyra e Departamentit të Thesarit të SHBA-së për Kontrollin e Pasurive të Huaja (OFAC) vendosi sanksione ndaj drejtorit të BIA-s dhe ish-ministrit të Brendshëm serb Aleksandar Vulin.

SHBA-ja sanksionon Aleksandar Vulinin
Lexo po ashtu SHBA-ja sanksionon Aleksandar Vulinin

Ai dyshohet për aktivitete korruptive, kryesisht në përhapjen e ndikimit rus në Serbi. Sipas raportit, Vulin është i përfshirë në krimin e organizuar ndërkombëtar, trafik droge dhe abuzim me postet publike.

Veprimet e tij, siç u tha, promovuan korrupsionin në institucionet shtetërore në Serbi, dhe me këtë nënkuptojmë keqpërdorimin e pozitës për interesa personale, e që përfshin përfshirjen në tregtinë e narkotikëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori