LAJMI I FUNDIT:

Ballkani sjell pamje të jashtëzakonshme nga triumfi i tyre dominues ndaj Ludogoretsit

Ballkani sjell pamje të jashtëzakonshme nga triumfi i tyre dominues ndaj Ludogoretsit

Ballkani ka bërë 50 për qind të punës për të kaluar në rrethin e dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Skuadra nga Suhareka e mposhti në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2-0 Ludogoretsin.


Pas ndeshjes, kampioni i Kosovës ka publikuar pamje nga triumfi i tyre, ndërsa dominuan skuadrën bullgare.

Ilir Daja nuk i kursen lëvdatat për lojtarët e Ballkanit pas dominimit që bënë ndaj Ludogoretsit
Lexo po ashtu Ilir Daja nuk i kursen lëvdatat për lojtarët e Ballkanit pas dominimit që bënë ndaj Ludogoretsit

Por, lojtarët e ekipit kosovar janë në dijeni se ndeshja e dytë që luhet më 19 korrik në Bullgari nuk do të jetë aspak e lehtë.

Trajneri Ilir Daja ka thënë pas ndeshjes se ata nuk shkojnë atje për të mbrojtur rezultatin, por të japin maksimumin sikurse sonte.

Edhe lojtarët e tjerë të Ballkani u deklaruan njëlloj, duke thënë se është krye vetëm gjysma e punës dhe do të synojnë të fitojnë edhe takimin e dytë. /Telegrafi/