LAJMI I FUNDIT:

LVV sërish me video për opozitën: 10 vjet nga amnistimi i kriminelëve serbë me 91 vota në Kuvendin e Kosovës

LVV sërish me video për opozitën: 10 vjet nga amnistimi i kriminelëve serbë me 91 vota në Kuvendin e Kosovës

Lëvizja Vetëvendosje sërish ka publikuar një video ku ndër të tjera kritikon partitë opozitare, atëherë në pushtet për “amnistimin e kriminelëve serbë me 91 vota në Kuvendin e Kosovës”.

LVV në këtë video ndër të tjera thekson se Qeveria Kurti i ka shpallur si organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”, këto dy organizata ku një pjesë e madhe e atyre kriminelëve të falur ishin anëtarësuar për të kryer krime.

Lexoni të plotë postimin e LVV-së:


10 vjet nga amnistimi i kriminelëve serbë me 91 vota në Kuvendin e Kosovës.

Deputetë tash të opozitës, disa tash gazetar e propagandues, në ditën e Masakrës së Srebrenicës patën votuar për amnistimin, faljen, e kriminelëve serbë me 91 vota PËR!

Asnjë pendesë por vetëm tendenca të reja për t’i falur të gjitha krimet e Serbisë prej tyre kemi parë.

Qeveria Kurti i ka shpallur si organizata terroriste Mbrojtjen Civile dhe Brigadën e Veriut, këto dy organizata ku një pjesë e madhe e atyre kriminelëve të falur ishin anëtarësuar për të kryer krime.

Një pjesë e këtyre kriminelëve janë arrestuar dhe të gjithë ata nuk bartin më uniforma të Republikës për të punuar kundër Republikës.

Krimi nuk vjetrohet dhe nuk falet. Drejtësia do të merret me secilin krim dhe kriminel në këtë vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Kalo në kategori