LAJMI I FUNDIT:

Valët e të nxehtit në Evropë gjatë verës 2022 vranë 61,000 njerëz – dhe deri në vitin 2050, numri mund të dyfishohet

Valët e të nxehtit në Evropë gjatë verës 2022 vranë 61,000 njerëz – dhe deri në vitin 2050, numri mund të dyfishohet

Kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë përjetoi verën e tij më të nxehtë të regjistruar në vitin 2022, pasi vendet u goditën nga valët e nxehtësisë, thatësirat dhe zjarret shkatërruese.

Agjencia e statistikave e Bashkimit Evropian, Eurostat, kishte raportuar një numër jashtëzakonisht të lartë të vdekjeve gjatë verës, por numri i tyre i lidhur drejtpërdrejt me nxehtësinë nuk ishte përcaktuar më parë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Një ekip studiuesish shikuan të dhënat mbi temperaturën dhe vdekshmërinë nga viti 2015 deri në vitin 2022 për 823 rajone në 35 vende evropiane, duke mbuluar gjithsej 543 milionë njerëz.


Studiuesit nga Instituti i Barcelonës për Shëndetin Global dhe instituti francez i kërkimit shëndetësor INSERM përdorën modele për të parashikuar vdekjet që i atribuohen temperaturës për çdo rajon në çdo javë të verës së vitit 2022.

Temperatura rekord në disa vende të botës – pse kjo verë ka qenë dhe pritet të jetë kaq e nxehtë
Lexo po ashtu Temperatura rekord në disa vende të botës – pse kjo verë ka qenë dhe pritet të jetë kaq e nxehtë

Ata vlerësuan se 61,672 vdekje ishin të lidhura me nxehtësinë midis 30 majit dhe 4 shtatorit të vitit të kaluar, sipas studimit të botuar në revistën Nature Medicine.

Në këtë drejtim, një valë e nxehtë veçanërisht intensive në javën 18-24 korrik shkaktoi më shumë se 11,600 vdekje, tha studimi.

“Është një numër shumë i lartë i vdekjeve”, tha Hicham Achebak, një studiues i INSERM dhe bashkëautor i studimit.

Ndryshe, më shumë se 70,000 vdekje “të tilla” u regjistruan në vitin 2003 gjatë një prej valëve më të këqija të të nxehtit në historinë evropiane.

Muaji i kaluar ishte "qershori më i nxehtë i planetit" - me një diferencë të madhe
Lexo po ashtu Muaji i kaluar ishte "qershori më i nxehtë i planetit" - me një diferencë të madhe

Siç bëhet e ditur më tej, Italia kishte numrin më të lartë të vdekjeve nga të nxehtit me 18,010, e ndjekur nga Spanja me 11,324 dhe Gjermania me 8,173.

Shumica e vdekjeve ishin të njerëzve mbi moshën 80 vjeç, tha studimi.

Rreth 63 për qind e atyre që vdiqën për shkak të të nxehtit ishin gra, thuhet në analizë.

Dallimi u bë më i madh në moshën 80 vjeçare, kur gratë kishin një shkallë vdekshmërie 27 për qind më të lartë se burrat.

Dhe nëse nuk bëhet diçka për të mbrojtur njerëzit nga temperaturat në rritje, deri në vitin 2030 Evropa do të përballet me një mesatare prej më shumë se 68,000 vdekjesh të lidhura me nxehtësinë çdo verë, vlerësoi studimi i ri.

Madje, deri në vitin 2040, do të kishte një mesatare prej më shumë se 94,000 vdekjesh të lidhura me nxehtësinë – dhe deri në vitin 2050, numri mund të rritet në mbi 120,000, thanë studiuesit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh

Evropa
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Shkoi në aheng me granatë, e njëjta shpërthen dhe lë të vdekur një person dhe të plagosur katër të tjerë në Kroaci

Kroacia
Kalo në kategori