LAJMI I FUNDIT:

Burri nga Kentaki mendoi se çmimi i lotarisë prej 200,000 dollarësh ishte një defekt i makinës

Burri nga Kentaki mendoi se çmimi i lotarisë prej 200,000 dollarësh ishte një defekt i makinës

Një burrë nga Kentaki tha se ai mendoi se një makinë skanimi e biletës së lotarisë kishte defekt derisa ai mësoi se kishte fituar një çmim prej 200 mijë dollarëve.

Ai u tha zyrtarëve të Kentucky Lottery se biletën Kentucky Lottery Cash Ball 225 ai e kishte blerë një dyqan në Fairdale, dhe se ishte kthyer përsëri më vonë për të skanuar biletën.

Tutje ai shtoi se kishte menduar se makina e skanimit kishte një defekt në momentin kur ajo i thoshte atij se kishte fituar një çmim prej 200 mijë dollarëve në tërheqjen e 1 korrikut, raporton UPI, transmeton Telegrafi.


“Unë po skanoja biletat e mia dhe pashë atë mesazh”, deklaroi ai, duke shtuar: “Mendova se ndoshta diçka nuk shkonte me makinën. E kontrollova dy ose tre herë për t’u siguruar, ia dhashë biletën punëtores të dyqanit dhe e lashë ta kontrollonte në makinë”.

Fituesi tutje shtoi se lajmi erdhi si tronditje. “Zemra ime ndaloi disi, tha ai. Ndër të tjera ai bëri të ditur se nuk mund ta besonte se kishte fituar lotarinë.

Bileta fituese mbante numrat 1-11-19-29 dhe Cash Ball 22. “22 është ditëlindja e djalit tim dhe më pëlqen mënyra se si tingëllojnë numrat e tjerë”, vazhdoi deklaratën e tij fituesi. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro

Në Tiranë mund të kryeni seks me 3 deri në 12 euro

Unaza iu zhduket në borë gjatë sesionit fotografik të fejesës, ja reagimi i çiftit

Unaza iu zhduket në borë gjatë sesionit fotografik të fejesës, ja reagimi i çiftit

Interesante
Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Qeni e copëton kobrën në sekonda, pamjet bëhen virale

Virale
Kalo në kategori