Richarlison pretendon se Antonio Conte kaloi dy orë duke e fyer para skuadrës
Richarlison ka thënë se ish-trajneri i Tottenham Hotspur, Antonio Conte, e kishte fyer për gati dy orë për shkak të komenteve që ai bëri para mediave.
Kjo ndodhi për shkak se braziliani dha një intervistë shpërthyese pas ndeshjes për mungesën e kohës së tij të lojës.
“Bëra një gabim në një intervistë duke thënë se më duhej më shumë kohë (minuta)”, la zbuluar Richarlison në Que Papinho. “Më vonë, kërkova falje dhe thashë se mund të më dënonte. Ai më tha të tregoja se ishte komandanti. Është mënyra e tij për t’u marrë me këtë. Pothuajse dy orë duke më fyer para të gjithëve atje”.
Por, çfarë kishte thënë braziliani pas humbjes së Spurs ndaj Milanit në Ligën e Kampionëve: “Të shohim se çfarë do të thotë (Conte) nesër, por nuk ka budallenj këtu, unë jam profesionist, punoj çdo ditë dhe dua të luaj. Kanë mbetur minuta, ka mbetur kohë”.
“Ky sezon, më falni, ka qenë m*t, se nuk kam minuta, kam vuajtur pak me lëndimin. Por, kur hyj në fushë jap jetën. Kam bërë mirë në dy ndeshje. Unë mendoj se kjo është ajo, mendoj se duhet të kisha luajtur dhe nuk kam pse të qaj për këtë”, kishte shtuar më tej Richarlison.
Conte u përgjigj një ditë më vonë, duke pretenduar se sulmuesi ishte egoist me komentet e tij: “Ai tha se sezoni i tij ishte m*t dhe ai ka të drejtë. Sezoni i tij nuk ka qenë i mirë. Ai kishte lëndime, luajti dhe shënoi në Ligën e Kampionëve dhe më pas shkoi në Kupën e Botës dhe më pas pati një lëndim të rëndë”.
“Ai nuk ka shënuar asnjë gol për ne. Unë mendoj se ai ishte vërtet i sinqertë të thoshte se sezoni i tij nuk ishte i mirë. Sezoni i tij nuk ka përfunduar ende. Nëse ai e meriton të luajë, do t’i jap atij mundësinë. Për pjesën tjetër të intervistës, mendoj se ai e kuptoi se bëri një gabim. Kur flisni për ‘unë’ dhe jo për ‘ne’ ju jeni egoist”, kishte shtuar më tej Conte. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251