LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora tregon këmbët e tonifikuara rrugëve të Londrës, ndërsa shijon një kafe të ftohtë

Rita Ora tregon këmbët e tonifikuara rrugëve të Londrës, ndërsa shijon një kafe të ftohtë

Ajo së fundmi ka kaluar kohë në Paris për Javën e Modës së ‘Haute Couture’.

Megjithatë, Rita Ora ishte kthyer në Londër dhe po shijonte rrezet e diellit të premten teksa doli për të shijuar një kafe të ftohtë, shkruan DailyMail.


Këngëtarja 32 vjeçe, dukej e pabesueshme teksa shfaqi figurën e saj të tonifikuar me një bluzë ngjyrë blu, e cila i vinte në pah barkun e tonifikuar dhe krahët e saj të hollë.

Ajo e kombinoi atë me një palë pantallona të shkurtra me vija bardhë e zi, të cilat theksonin të pasmet e saj dhe nxirrnin në pah këmbët e saj të gjata.

Interpretuesja e hitit “You Only Love Me” përfundoi pamjen e saj me një palë sandale baleti të zeza të markës “Miu Miu” dhe syze dielli të mëdha.

Rita ka qenë e zënë duke promovuar muzikën e saj të re dhe në këngën e saj të fundit, “Don’t Think Twice”.

Është kënga e tretë nga albumi i saj i ardhshëm, “You & I”, i cili eksploron rrugëtimin e dashurisë së saj dhe të burrit të saj, taika Waititi.

Rita tha për këngën: “’Don’t Think Twice’ është të mos mendosh dy herë dhe thjesht të kërcesh, në mënyrë romantike”.

Këngëtarja e me origjinë nga Kosova dhe bashkëshorti i saj 47-vjeçar mund të shihen duke kërcyer në një pyll të Zelandës së Re në klipin dramatik të këngës “Don’t Think Twice”.

Kënga e zhanrit eurodance iu pason këngëve “You Only Love Me” dhe “Praising You” me Fatboy Slim.

Rita së fundmi tha se albumi i radhës pasqyron atë se sa është ‘rritur’ ajo gjatë ‘viteve të fundit’.

Këngëtarja shpjegoi se bashkë-kompozimi dhe shkrimi i teksteve për albumin “You & I” nga shënimet e saj në ditar e bëri atë të kuptonte se sa shumë ka ndryshuar në jetën e saj.

Rita u citua nga rubrika Bizare e gazetës The Sun të ketë thënë: “Gjatë viteve të fundit, unë sapo jam rritur. Jeta ime ka evoluar. Fillova të mbaja ditar dhe ato shkrime u kthyen në këngë. Nëse jeni të pambrojtur me këngët tuaja, duhet të jeni të sinqertë”.

“Kjo është magjia. Zhytja në shkrimin e këngëve me këtë album ka qenë një hapje e syve”, tha Rita.

Albumi dokumenton kapitujt e marrëdhënies së saj me bashkëshortin e saj regjisor.

Rita tha në një deklaratë: “Ky album do të thotë vërtet shumë për mua. Është si ditari im i viteve të fundit, është zëri im dhe pasqyron atë se kush jam unë sot”.

“You & I” vjen pas albumit “Phoenix” të vitit 2018, dhe është albumi i parë i Ritës si pjesë e partneritetit të saj të ri me shtëpinë diskografike BMG, e cila i ka dhënë asaj të gjitha të drejtat autoriale të muzikës së saj për projektet muzikore të së ardhmes dhe të kaluarës së saj. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Blero rikthehet sërish me ish-të dashurën? Postimi që lë të dyshohet

Blero rikthehet sërish me ish-të dashurën? Postimi që lë të dyshohet

Magazina
Melinda Ademi mahnit me fotografitë në bikini: E nxehtë si moti

Melinda Ademi mahnit me fotografitë në bikini: E nxehtë si moti

Magazina
Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

Ish-banorja e Big Brother VIP e konfirmon: Jam në një lidhje dashurie

Magazina
Melania ka bërë një pakt me Trumpin nëse fiton zgjedhjet presidenciale

Melania ka bërë një pakt me Trumpin nëse fiton zgjedhjet presidenciale

Magazina
Aktori amerikan nuk pranon të puthë kolegët në xhirime: Buzët e mia janë vetëm për gruan time

Aktori amerikan nuk pranon të puthë kolegët në xhirime: Buzët e mia janë vetëm për gruan time

Magazina
“Më kërkove të fshija fotot” - Dea Vieri e vë në siklet Drini Zeqon në mes të emisionit

“Më kërkove të fshija fotot” - Dea Vieri e vë në siklet Drini Zeqon në mes të emisionit

Magazina
Kalo në kategori