LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet se çfarë ka brenda trenit të blinduar të Putinit: Hamam, sistem të veçantë televiziv dhe qendër për maskim

Zbulohet se çfarë ka brenda trenit të blinduar të Putinit: Hamam, sistem të veçantë televiziv dhe qendër për maskim

Që kur filloi pushtimin e Ukrainës, presidenti rus, Vladimir Putin është ruajtur më shumë dhe udhëtimet i ka të kufizuara brenda dhe jashtë vendit.

Ai rrallëherë po e shfrytëzon aeroplanin dhe më shpesh po shihet duke udhëtuar me tren të blinduar. Madje, treni shkon deri tek vilat madhështore në periferi. Drejt tre pallateve të Putinit të vendosura në Socchi, Novi Ogaryovo dhe Valdai, u ndërtua fshehurazi një hekurudhë në mënyrë që ai të mund të zbriste menjëherë nga treni drejt destinacionit të tij.

Nga jashtë, treni duket si shumica e trenave të tjerë të pasagjerëve rusë, por sa herë që niset, ndryshon të gjitha oraret sepse ka përparësi absolute.


Brenda është e dekoruar në mënyrë luksoze, e mbrojtur nga përgjimet, ka sallën e mbledhjeve, zyrën, dhomën e gjumit, bar, aparaturat mjekësore dhe një sërë objektesh sikur të ishte një qendër relaksuese.

Portali kërkimor Dossier Center, i cili financohet nga manjati rus në mërgim, Mikhail Khodorkovsky, dikur njeriu më i pasur në Rusi, dhe tani një nga disidentët e shquar dhe kritik i madh i presidentit rus, zbulon se treni luksoz i Putinit madje ka një hamam – një banjë turke me avull, dhomë bukurie si dhe një palestër.

Nëse është e nevojshme, dhoma e bukurisë kthehet në një dhomë mjekësore, sepse ka pajisje të plota për shpëtimin e jetës: nga respiratorë te defibrilatorë.

Dossier Center thekson se treni ka edhe një aparat Space B. Brown që lejon matjen e dhënien e dozës së saktë të barit dhe një monitor Infinity M540 që monitoron pulsin, presionin, temperaturën dhe parametrat e tjerë gjatë anestezisë… Telefonat dhe shërbimet e internetit janë plotësisht të mbrojtura nga çdo përgjim me pajisje speciale enkriptimi.

Treni i blinduar i kushtoi buxhetit rus të paktën 6.8 miliardë rubla, që është rreth 70 milionë euro. Këtë e ka zbuluar Dossier Center, e cila në bashkëpunim me CNN dhe median gjermane Süddeutsche Zeitung, WDR dhe NDR, ka marrë mijëra dokumente dhe fatura nga kompania Cirkon Service, e cila i shërben trenit të blinduar. Aktualisht Cirkon po ndërton një vagon me qendër multimediale dhe një vagon për sport dhe rekreacion.

Televizorët në tren fillimisht ishin një problem, thuhet në raport. Sinjali humbiste gjatë kalimit nëpër tunele ose nën ura. Për ta rregulluar këtë, u krijua një sistem i veçantë që kap sinjalin përpara se të transmetohet në ekran, në mënyrë që Putini të mund ta shikoj pa problem televizionin.

Në palestër, tregon Dossier, nuk ka pajisje të rënda, por ka ulëse për ushtrimet e barkut, aparate për hiperekstension, pesha… Kujdes të veçantë sigurimi presidencial i ka kushtuar edhe aparaturave për ushtrimin e muskujve të kofshës.

Për të plotësuar nevojat e personelit të sigurisë, si dhe zyrtarëve të mundshëm të Kremlinit dhe mysafirëve privatë, treni ka gjithsej 22 vagonë, por jo të gjitha përdoren zakonisht në të njëjtën kohë. Zakonisht dhjetë vagonë lidhen me një udhëtim.

Kur Putin është në Moskë, treni zakonisht ndalet në një zonë të mbrojtur të stacionit hekurudhor Kalanchivskaya në qendër të kryeqytetit. Është një lloj platforme VIP e rrethuar me tela me gjemba dhe e monitoruar nga kamerat e sigurisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori