Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin me qytetarët pasi po kërkon një person nën dyshimin se ka lënduar një të mitur në Prizren.
Sipas një njoftimi bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 07.06.2023 rreth orës 20:15 në rrugën Hadi Kantarxhiu – Prizren.
“Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale ‘Lëndim i rënde trupor’ që ka ndodhur me datën 07/06/2023 rreth orës 20:15 në rrugën Hadi Kantarxhiu – Prizren. I dyshuari ka sulmuar të dëmtuarin e mitur me ç ’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.
Po ashtu siç thuhet në njoftim, sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarit, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tij.
“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim të dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e te dyshuarit.
Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca: Kemi informacione të sakta se në Serbi po bëhen ushtrime për sulm të ri
Haxhiu i shkruan letër ministres serbe të Drejtësisë, kërkon të transferohen në Kosovë katër kosovarët që po mbahen në burgjet e Serbisë
Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë
“Nënat arbëreshe i prenë gjuhën fëmijëve…”: Çfarë kishte thënë At Belushi para se të vdiste për ruajtjen e gjuhës shqipe në Itali
Mickoski, Ahmetit: Do të reagojmë nëse dëmtohet karakterin unitar i shtetit
"Nëse Serbia ka një pozicion të tillë atëherë çfarë po negocion BE-ja": Lajçak pyetet për letrën e Bërnabiq dërguar EEAS-it
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve në Francë – kush janë fituesit dhe humbësit dhe çfarë do të ndodhë më pas?
Zbulohet se çfarë tha Jude Bellingham kur shënoi golin me gërshërë për Anglinë
Zbulohet se kush është personi i maskuar që u largua nga çatia e Sigal Iduna Park nga forcat speciale
Veprim i shëmtuar i Declan Rice ndaj trajnerit Calzona - anglezi e shau rëndë
Lista me telefonat që nuk do mund ta përdorin më aplikacionin WhatsApp
Vihet re një detaj qesharak në atletet e personalizuara të Antonio Rudiger për Euro 2024