Meta e lansoi Threads-in zyrtarisht gjatë së enjtes. Aplikacioni i ri i rrjeteve sociale ka dal në treg për të garuar me Twitter-in e miliarderit Elon Musk. Kjo platformë u mundëson njerëzve që të bashkohen the të diskutojnë për gjithçka “për atë që u intereson sot e që do të mund të jetë në trend nesër”.
Mes gjithë kësaj, shumë përdorues të internetit kanë vënë në pah se logoja e këtij aplikacioni është shumë e ngjashme me alfabetet Tamil dhe Malayalam të gjuhës Dravidian.
Disa përdorues kanë pretenduar se projektimi i kësaj logoje u inspirua nga shkronja “Ku” e alfabetit Tamil, përderisa të tjerë thanë se ajo është e ngjashme me shkronjat e alfabetit Malayalam “Thr” dhe “Kra”. Megjithatë, një numër tjetër i njerëzve dhanë argumentet e tyre duke thënë se ajo gjithashtu përfaqëson shkronjën “Om” nga gjuha Hindu, shkruan NDTV, përcjell Telegrafi.
“A jam unë i vetmi person, apo është edhe dikush tjetër që mendon se logoja e aplikacionit Threads duket si shkronja nga alfabeti Malayalam (shqiptohet si ‘thra’), e rrotulluar në 90 shkallë duke rimuar me ‘thr’ në Threads”, tha një përdoruese e Twitter.
Is it me or does anyone feel that the logo of the upcoming Threads app appears like the 90-degree clock-wise rotation of the Malayalam letter ത്ര (pronounced as 'thra') rhyming with 'thr' in Threads. #Threads #ThreadsApp #Meta pic.twitter.com/PbfbQZu73l
— Shosanna (@the_shosanna) July 4, 2023
Një person i dytë shtoi: “Logoja e Threads duket e shumë e ngjashme si shkronja Kra”.
Teksa një tjetër tha: “Si nuk e ka komentuar askush deri më tani ngjashmërinë e logos së Threads me shkronjën ‘Om’”.
Është interesante se disa përdorues të Twitter madje vunë në dukje se logoja e aplikacionit i ngjante ëmbëlsirës indiane jalebi.
Right now, people are opening the Threads app like they are having Jalebi in their breakfast.
Same energy. pic.twitter.com/9ZL3am4c6W
— Devesh Raj 🧑🏻💻 (@devish2) July 7, 2023
“Momentalisht, njerëzit po e hapin aplikacionin Threads sikur janë duke ngrënë një Jalebi në mëngjes. E njëjta energji” ishte komenti i tjetër kujt mbi origjinën e logos. “Sa herë që e shikoj logon e Threads më vjen të ha jalebi”, shkroi një nga ata që ishin konfuz.
Ndryshe, portalin Telegrafi mund ta ndiqni edhe përmes aplikacioni të ri ‘Threads’ – për momentin përmes dy profileve zyrtare, Telegrafi.com, si dhe Telegrafi Sport. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMësohet koha kur do të dalë GTA VI
Imazhet e zbuluara të iPhone 16 Pro Max tregojnë se ekrani i madh mund të mos jetë i vetmi ndryshim shqetësues
Pesë terma që kurrë nuk duhet të kërkoni në Google
Çfarë është AI, si funksionon dhe për çfarë mund të përdoret?
Nokia nxjerr tablet?
Spotify lanson veçorinë karaoke në aplikacion
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore