LAJMI I FUNDIT:

“Rollercoaster” ndaloi në mes të lëvizjes, njerëzit u varën me kokë poshtë për orë të tëra

“Rollercoaster” ndaloi në mes të lëvizjes, njerëzit u varën me kokë poshtë për orë të tëra

Vizitorët e një parku argëtimi në Wisconsin patën më shumë se një aventurë kur një “rollercoaster” ngeci në mes të udhëtimit dhe i la të varur me kokë poshtë.

Tetë persona mbetën të bllokuar kur një dështim mekanik ndaloi lëvizjen e luhatëses në një park argëtimi në Crandon, njoftoi departamenti i zjarrfikësve.

“Kishte një dështim mekanik dhe ‘rollercoaster’ ngeci në një pozicion të drejtë. Kontrolli u krye kohët e fundit nga autoritetet”, tha kapiteni i Departamentit të Zjarrfikësve Brennan Cook për CNN.


Një zjarrfikës jashtë detyrës i trajnuar për shpëtimin me litar ishte në vendngjarje dhe këshilloi Departamentin e Zjarrfikësve Crandon për opsionet e mundshme të shpëtimit, sipas një deklarate të përbashkët nga departamenti i zjarrit dhe Crandon Area Rescue.

Sipas njoftimit, për shkak të lartësisë së ‘rollercoaster’, janë përdorur pajisje speciale si shkallë të gjata.

Personi i parë u kthye në tokë rreth dy orë pasi u thirrën ekuipazhet e emergjencës. Vizitori i fundit i bllokuar u lirua më shumë se tre orë pasi udhëtimi u pezullua.

Ndryshe, autoambulanca ka trajtuar nëntë pacientë, ndërsa një person është transportuar në spital. /Telegrafi/