LAJMI I FUNDIT:

Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, pritej të diskutohej përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të Trustit

Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, pritej të diskutohej përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të Trustit

Mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ka dështuar në mungesë të kuorumi.

Në këtë takim pritej të diskutohej përzgjedhja e anëtarëve të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti).

Po ashtu, në rend të ditës ishte edhe shqyrtimi i kërkesës së Radio Televizionit të Kosovës për ndarjen e mjeteve për periudhën korrik-shtator 2023, shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2022 dhe shqyrtimi i Raportit vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2022.


Javë më parë, Komisioni për Përzgjedhje ia kishte propozuar Kuvendit të Kosovës për emërim pesë kandidatë për anëtarë profesionalë të këtij Bordi.

Propozohen pesë kandidatë për anëtarë të Bordit në Trust
Lexo po ashtu Propozohen pesë kandidatë për anëtarë të Bordit në Trust

Emrat e kandidatëve të propozuar janë Emanuel Bajra, Shpresim Vranovci, Mimoza Mustafa, Cyril Demaria-Bengochea dhe Trim Shala. /Telegrafi/