Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi sot se do të diskutojnë me opozitën për mocionin e mosbesimit, ndërsa tha se tani nuk janë kushtet për të shkuar në zgjedhje. Ai tha se në mbledhjen e kryesisë diskutuan për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar deri në zgjedhjet e ardhshme.
Pas takimit të Kryesisë së AAK-së, Haradinaj u shpreh se Qeveria Kurti po e rrezikon Kosovën. Ai tha se vendosën që të krijojnë disa struktura për t’u përballur me gjendjen aktuale në vend.
“E shohim që Kurti, pra qeveria Kurti është në drejtim të rrezikshëm dhe po e rrezikon Kosovën, ekzistencën tonë, zbatimin e ligjit në veri, marrëdhënien me aleatët tonë. Duke pa këtë drejtim kemi iniciuar mocionin e mosbesimit për Qeverinë Kurti, si mundësi brenda demokracisë sonë, pra me vepru në Parlament. Sot diskutuam reforma tjera edhe veprime tjera potenciale, për t’u përballë me Kurtin, me Qeverinë Kurti, me rreziqet që ia shkakton vendit. Njëkohësisht, vendosëm krijimin e disa strukturave për t’u përball me gjendjen dhe atë që vjen.”, tha ai.
Ai tha se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me opozitën ende për mocionin, për të cilin tha se shpresojnë që të jetë dalja nga gjendja aktuale, derisa tha se tani nuk është koha të shkohet në zgjedhje.
Haradinaj tha se diskutuan si opsion edhe mundësinë e një qeverie të unitetit kombëtar, që përfshin gjitha partitë politike.
“Sipas bindjes sonë, nuk e kemi menjëherë luksin me shku menjëherë në zgjedhje, sipas bindjes tonë, pra diskutuam si opsion edhe mundësinë e një qeverie të unitetit kombëtar, pra të unitetit kombëtar, ku do të ishin të gjitha partitë politike përfshirë edhe VV-në. Pra një qeverie të ardhshme pa Kurtin deri në zgjedhjet e ardhshme, por që do ta kthente Kosovën në normalitet, pra në agjendën euro-atlantike, rrugën tonë euro-atlantike, që është e vetmja rrugë për Kosovën edhe të kthimit të mirëbesimit dhe prosperitetit për vendin. Është e pakuptimtë të vazhdojmë me u sjell normal në Parlament”, tha ai.
I pari i AAK-së tha se rreziqet për Kosovën janë reale dhe, sipas tij, janë në ardhje.
Ai i bëri thirrje presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti që të veprojnë në përputhje me tri pikat e Bashkimit Evropian.
Haradinaj foli edhe për vizitën e kryeministrit Rama në Kosovë, derisa tha se Kurti duhet ta presë homologun shqiptar.
“Edhe sot e shfrytëzoj rastin që me i ba apel Kurtit e Osmanit të veprojnë menjëherë, në përputhje me kërkesat, tri pikat e BE-së. Ju e dini, thuhet me të drejtë, BE-ja është lehtësues i dialogut, pra e lehtëson, por mos të harrojmë faktor vendimmarrës në këto procese është Amerika. Te veprohet menjëherë dhe të mos lejohet që Kosova të shkojë edhe në një shkallë më të keqe të ndëshkimeve…Tani nëse vjen Kryeministri Edi Rama, ai po vjen për këtë situatën e re, për këto shqetësimet e reja, për rreziqet që po vijnë, mendoj se Kurti është mirë me pritë, pra është mirë me pritë. Nxinet agjenda bilaterale, në një etapë të caktuar, po situata është serioze, mendoj se duhet me pritë”, nënvizoi tutje Haradinaj, duke shtuar se autoritete të tilla nuk do t’i vijnë shumë kësaj qeverie, andaj tha se “nuk guxojmë me i mbyll të gjitha dyert”./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Raporti i Komisionit Evropian: Shqiptarët nuk i besojnë më njëri-tjetrit
I mituri rrëfen ngacmimin seksual nga 45-vjeçari: Më ka thënë hajde me mua, do të jap para, do të çoj këtu…
Klekovski: Spitalet në Shtip, Manastir dhe Tetovë ose do të trajtojnë me terapi biologjike ose nuk ka nevojë për reparte onkologjike që nuk funksionojnë
Tragjedia në Çubrel të Skenderajt - arrestohet polici që shkaktoi aksidentin ku vdiqën tre persona
IPK jep detaje për aksidentin me fatalitet në Skenderaj, u shkaktua si pasojë e humbjes së kontrollit të veturës nga polici
Gërvalla pasi e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, reagon OVL e UÇK-së
Nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, deklarohet Naim Murseli
Kapet në Kolumbi tropojani i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës