LAJMI I FUNDIT:

Mbi gjysma e dokumenteve personale janë ndryshuar dhe janë me emrin e ri “Maqedonia e Veriut”

Mbi gjysma e dokumenteve personale janë ndryshuar dhe janë me emrin e ri “Maqedonia e Veriut”

Ministri Oliver Spasovski, i cili sot në kuadër të aktivitetit “Kabineti i Hapur” ishte në Tetovë, informoi se mbi gjysma e dokumenteve personale të qytetarëve janë ndryshuar, me qëllim që në to në vend se Republika e Maqedonisë, të qëndrojë emri i ri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut që doli nga Marrëveshja e Prespës me Greqinë.

Në pyetjen e gazetarëve nëse mund të shmangen shpenzimet shtesë si me targat e veturave, Spasovski tha se duhet të paguhen dokumentet.

“Dokumentet duhet të ndërrohen deri në mes të shkurtit 2024. Tashmë mbi 50 për qind e dokumenteve janë ndryshuar, kjo po shkon me një dinamikë të mirë të cilën e kemi dhe ai është dokument personal që kemi dhe ai dokument është letërnjoftimi, pasaporta. Duhet të bëhet mënyra e ndryshimit, këtë e përcakton Kushtetuta dhe ligjet dhe nuk ka rrugë tjetër sepse ne kemi marrë një kompani për prodhimin e atyre dokumenteve. Këto dokumente duhet të paguhen. Përderisa ju e dini se për targat kemi marrë një vendim me të cilin qytetarët nuk do të duhet ta paguajnë atë shpenzim dhe do të lehtësohet, kështu që në çdo pikëpamje shohim të bëjmë çmos që të ndihmojmë qytetarët sa më shumë”, tha Spasovski.


Ministri informoi se deri në fund të vitit do të ketë edhe uniforma në dy gjuhë për policët.

“Realizimi filloi me zbatimin e të gjitha zgjidhjeve ligjore dhe akteve nënligjore, etj. Ndërsa ne këtë e bëmë në afatin i cili ishte paraparë me rregullore. Gjithsesi se tani vazhdon si bëhen furnizimet lidhur me uniformën, gjegjësisht shenjave, kështu edhe ata do të ndryshohen. Kështu kjo procedurë është në vijim. Në kohë shumë të shpejtë kjo përfundon. Tani ksihim probleme të caktuara teknike në kuptim të përkthimeve dhe publikimeve, etj. E gjithë kjo si përfundon megjithatë në përgjithësi në rajonin e Republikës së Maqedonisë së Veriut kudo tashmë kanë filluar”, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Spasovski në Tetovë.

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori