LAJMI I FUNDIT:

Deshi t’i filmojë derisa e arrestonin, policët në Los Angeles përplasin për tokë gruan dhe i hedhin sprej në sy

Deshi t’i filmojë derisa e arrestonin, policët në Los Angeles përplasin për tokë gruan dhe i hedhin sprej në sy

Kamerat e vendosura në uniformat e zyrtarëve policorë në Los Angeles, shfaqin momentin kur policët përplasin për tokë një grua dhe i hedhin sprej në sy para një dyqani.

Incidenti ka ndodhur më 24 qershor para dyqanit WinCo në Lancaster, rreth 73 milje në veri të Los Angeles, transmeton Telegrafi.

Një burrë dhe një grua emrat dhe mosha e të cilëve nuk është zbuluar, janë ndaluar para dyqanit lidhur me pretendimet se kishte raportime për vjedhje se de dyshja i përshtateshin përshkrimeve të dhëna nga dëshmitarët.


Gruaja shihet duke u përplasur për tokë dhe kërcënohej nga policët, derisa po tentonte të filmonte me telefon arrestimin e saj.

“Pse jam e arrestuar… për çfarë”, dëgjohet duke thënë e dyshuar – para se polici t’ia bënte me dije se po arrestohet, por thjesht po shoqërohet në stacionin policor.

Kur ajo tenton ta filmojë arrestimin dhe në një mënyrë proteston duke bërtitur, njëri prej policëve e kërcënon: “ndalur ose do ta godasë në fytyrë”.

Madje disa kalimtarë rasti u thonë policëve që mos ta përplasin për tokë gruan e cila vuan nga kanceri.

E nga zyra e sherifit është bërë e ditur se policët e përfshirë në këtë ngjarje, u është ndërruar vendi i punës dhe se janë në pritje të shqyrtimit të mëtejshëm administrativ. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Tensione të reja në Serbi, përleshje mes protestuesve dhe policisë në Novi Sad

Serbia
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Kalo në kategori