LAJMI I FUNDIT:

Elvir Azizi zgjidhet drejtor i ri i ShSKUK-së

Elvir Azizi zgjidhet drejtor i ri i ShSKUK-së

Elvir Azizi është zgjedhur sot si drejtor i ri i Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Lajmin është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook nga faqja zyrtare e ShSKUK-së.

Tutje bëhet e ditur se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i është bashkangjitur mbledhjes së  Bordit Drejtues të ShSKUK-së, në të cilën është bërë pranimi i detyrës së drejtorit të ri të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Elvir Azizi.


ShSKUK publikon rezultatet e vlerësimit përfundimtar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm
Lexo po ashtu ShSKUK publikon rezultatet e vlerësimit përfundimtar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm

“Me këtë rast, ministri ka falënderuar zëvendësuesen e drejtorit të ShSKUK-së, Narqize Arënliu-Hoxhaj, për punën dhe kontributin e deritanishëm në menaxhim të ShSKUK-së.

Ai u shpreh se drejtoresha ka bërë punë të jashtëzakonshme gjatë kohës sa përkohësisht ka menxhuar ShSKUK, përkundër sfidave që kanë qenë prezentë.

Ministri Vitia pasi ka uruar zgjedhjen e drejtorit të ri të ShSKUK-së, ka shtuar se përkrahja e Ministrisë së Shëndetësisë do të jetë e vazhdueshme për Bordin Drejtues dhe drejtorin e ri”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Elvir Azizi ëshrë zgjedhur drejtor i ShSKUK-së, përmes konkursit publik që kishte shpallur Bordi Drejtues i ShSKUK-së. /Telegrafi/

shsk