LAJMI I FUNDIT:

ShSKUK publikon rezultatet e vlerësimit përfundimtar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm

ShSKUK publikon rezultatet e vlerësimit përfundimtar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka publikuar rezultatet e vlerësimit përfundimtar në konkursin publik për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni shëndetësor.

Rezultatet e vlerësimit përfundimtar e nxjerrin Elvir Azizin si kandidat me pikët më të larta të grumbulluara.


Publikohet lista me emrat e kandidatëve për drejtor të ShSKUK-së
Lexo po ashtu Publikohet lista me emrat e kandidatëve për drejtor të ShSKUK-së

Azizi është vlerësuar me 36 pikë në testin me shkrim dhe 38,2 pikë në intervistë.

Ndërsa, dy kandidatët e tjerë janë Zef Ndrejaj dhe Haqif Arifi.

Ky i fundit ka grumbulluar gjithsej 58,9 pikë, ndërsa Ndrejaj 62,7 pikë.

Përndryshe, kandidatët e pakënaqur kanë të drejt ankese 15 ditë nga dita e publikimit të këtij rezultati. Sipas dokumentit, ankesa dorëzohet në Zyren e Burimeve Njerëzore për Komisionin e Ankesave në SHSKUK. /Telegrafi/